VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kërtni Koks e serialeve Friends bëhet 45 vjeçe

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 04:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Kërtni Koks e serialeve Friends bëhet 45 vjeçe
E Djelë, 06.14.2009, 11:05am (GMT+1)

 

 

 

 

 

 

Courteney Bas Cox, e njohur edhe se Courteney Cox-Arquette, aktorja e shkëlqyer dhe e hareshme, e famshme edhe në Evropë falë personazhit të Monikës (Monica ), luajtur në serialet e famshme televizive "Friends" (Miqtë ), është më e reja nga katër fëmijët e prindërve të saj dhe ka lindur në Birmingham (Alabama, SHBA ), më 15 qershor 1964. Raportet e saj me prindërit, ndonëse të divorcuar qëkur Kërtni ishte nëntë vjeçe, kanë qenë gjithmonë të mrekullueshme. Jo vetëm me të ëmën, që e ka rritur bashkë me dy motrat e tjera dhe vëllain, por edhe me babain, një pronar ndërtimesh shumë i kritikuar nga fëmijët  e tij. Aktorja u rrit nga e ëma dhe nga njerku, edhe ai një biznesmen.

Cox u rrit në Mountain Brook, Alabama, një rrethinë e pasur e Birmingham. Ajo ishte e njohur me shkurtimin përkëdhelës CeCe. Vajzë e vrullshme dhe e gjallë, aktorja e ardhshme, ende e pavetëdijshme për suksesin që do t'ia bëhet një ditë, vendosi të regjistrohej në një moshë shumë të re në Mountain Brook High School. Por, për të mos rënduar shumë nënën, e cila ishte tashmë tepër e mbingarkuar me telashet e shtëpisë, ndërkohë që ishte edhe rimartuar, çka kishte krijuar zhgënjim të madh tek Kërtni, gjen një punë të vogël në orët e mbrëmjeve në një dyqan pajisjesh për pishinat. Me rrogat e para çfarë do të bënte Kërtni? Që atëherë ajo vendos të krijojë një siguri për jetën e vet. Ajo blen një veturë të re flakë. Ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe kur e gjen veten në timonin e veturës private Datsum 210 ngjyrë blu. Vetura i jepte shumë madhështi studentes së bukur dhe të suksesshme.

Natyrisht, ajo do të merrte pjesë edhe në veprimtari më klasike të kolegjeve amerikane, në të cilat një hapësirë shumë e madhe iu krijohej sporteve. Ajo i përkushtohet totalisht tenisit dhe notit, por dallohet për një sens të rrallë të humorizmit. Ndërkohë merr pjesë edhe në ekipet e vajzave të shkollës në besjsboll, në basketboll dhe në sporte të tjera. Me të mbaruar kolegjin zhvendoset në "Mt. Vernon College" të Uashingtonit, për të studiuar arkitekturë. Një periudhë paksa e turbulluar do të ishte kjo. Në fakt Kërtni nuk i ndjek dot rregullisht leksioonet. Pas më shumë se një viti detyrohet ta braktisë këtë shkollë. Në këtë përcaktim do të ishte vendimtar njohja me Ian Copeland. Ata do të punonin së bashku për një ndërmjetës muzikor në qytetin e Nju Jorkut. Dhe do të fillonte dashuria mes tyre.

Ndërkaq Kërtnit i është fiksuar në kokë ideja për t'u bërë modele. Dhe këtë ia impononte bukuria e saj jo sidokudo, por tejet e veçantë, e pashoqe, unikale, saqë ajo binte në sy edhe në mesin e vajzave më të bukura, kudo që të ndodhej. I fejuari fillimisht e përkrah dhe madje merr pjesë edhe ai si model. Ai ndikon që ajo të mos mjaftohet vetëm si modele që pozon për fotografët, pra fotomodele. Ai këmbëngul që ajo të fillojë karrierën e aktores. Ambiciozja Kërtni nuk ka nevojë t'ia thotë këtë dikush dy herë dhe fillon të vërshojë drejt botës së artit, derisa arrin të marrë role të vogla sa në një film, sa në një tjetër. Mjerisht, sa më shumë që ajo afirmohej si aktore, aq më shumë probleme i lindnin me të fejuarin. Probleme dhe keqkuptime të cilat bëhen të padurueshme, gjersa vjen ndarja

Viti 1984 do të ishte vitit i rastit të parë të madh për Kërtni Koksin. Ajo do të ishte vajza që vallëzon në fund të videos së famshme të "Dancing In The Dark" të Brus Springstinit (Bruce Springteen ), një video e shikuar nga miliona të rinj në të gjithë botën. Këta nuk do të arrinin më, që nga ai çast, të hiqnin nga mendja dot, për asnjë minutë, pamjen e Kërtni Koksit. Dhe ata që i kanë parë fotot më të bukura të Kërtnit, gjithnjë të një klasi të lartë dhe asnjëherë vulgare, e di se çfarë do të thotë një bukuri e tillë si bukuria e asaj. Fytyra e Kërtni Koksit do të bëhej gjithnjë e më e skalitur në mbresat e adhuruesve të Bos-it (The Boss), pra të Brus Springstinit. Por ajo do të ngulitej edhe në mendjen e producentëve kinematografikë të cilët filluan ta përfshijnë atë në role të rëndësishme në filmat.

 

Cox do të luante në një spot tejet të veçantë publicitar të një lloji të veçantë, të paparë deri atëherë në televizionet amerikane. Në vitin 1985, Kërtni Koksit i propozohet një rol kryesor në njërin nga serialet e televizionit NBC. Në mënyrën më të pafat, ky serial hiqet nga programet e NBC vetëm pas katër javësh, duke hedhur në kosh një punë të jashtëzakonëshme që ishte bërë. Pastaj do të luante në filma si Masters of the Univers (1987) dhe Cocoon: The Return (1988). Do të luante edhe role kryesorë në miniserialë televizivë si Misfits of Science (1985) dhe në vijimin (1987-1989), pastaj në serialet Family Ties. Ajo pati edhe një rol jokryesor përkrah James Belushit në filmin fantazi të vitit 1990 Mr. Destiny.

Më vonë, pasi ajo kishte luajtur rolin e vajzës së Michael J. Fox në serialet "The Keaton Family" (Familja Kiton ), karriera e saj njeh çastet e një vendnumërimi krejtësisht të pamerituar. Ajo do të rifillonte, tashmë nga pozita shumë më të përparuara, në vitin 1994, kur kalon, më në fund, në ekranin e madh, pra në kinematografi, përkrah gjenialoidit Xhim Keri (Jim Carrey ) në filmin marramendës "Ace Ventura". Pastaj ajo, ndër të tjera, do të jepte personazhe të paharrueshme  si Gale Weathers në filmin "Scream" të mjeshtrit Wes Craven, ku Kërtni do të luajë edhe në episodet e mëtejshme të serive të këtij filmi, si dhe mjaft personazhe të tjera.

 

Nga fundi i vitit 1994 Kërtni Koks do të konsakrohej përfundimisht falë rolit i cili ia ka ndryshuar jetën rrënjësisht dhe ku aktorja është identifikuar nga publiku i madh si "paranoiakja" dhe "pedantja" Monica Geller, e cila në seritë televizive "Friends", mbi flatrat e një suksesi të pamasë, ka arritur të fluturojë në shtëpitë e të gjithë globit. Serialet do të zgjasnin dhjetë vjet (deri më 2004). Sipas Guinness World Book of Records (2005), Cox

do të bëhej aktorja më e paguar në televizon në të gjitha kohërat, me faturën $1 milion për çdo episod gjatë gjithë viteve të Friends. Mes serialeve 5 dhe 6, Cox martohet me David Arquette dhe e ndërroi emrin në Courteney Cox Arquette.

 

Gjatë periudhës së Friends, Cox luajti edhe në filma të suksesshëm të Hollivudit si Scream (1996), Scream 2 (1997) dhe Scream 3 (200). Këtu në të vërtetë u njoh me David Arquette.

Luajti edhe në filma të tjerë jo të atij niveli si The Runner, 3000 Miles to Graceland dhe tek The Shrink Is In. Në fund të 2003 ajo dhe i shoqi prodhuan një stinor të serisë televizive reality show Mix It Up. Po pati shikues të pakët.

 

Pas Friends, Cox do të ishte e para përzgjedhje e producentit Marc Cherry për të luajtur Susan Mayer në Desperate Housewives. Por Cox nuk pranonte dot ngaqë ishte shtatzënë, prandaj rolin e mori Teri Hatcher. Nja dy vjet më vonë, Cox nënshkroi kontratë me ABC Studios për rol kryesor në një serial. Pastaj ajo pati disa role teatrore. Po ashtu iu dha zërin disa personazheve në filma të animuar. Nga viti 2007, Cox luajti rolin e Lucy Spiller, një drejto cinik i një gazete tabloide, në dramën televizive Dirt për rrjetin televiziv FX. Seria u ndërpre pas dy stinorësh.  Më 2008 luajti në serinë me tri episode Scrubs. Në gusht 2008 filloi me filmin e katërt Scream. Po ashtu ajo gjatë kësaj periudhe luan në miniseriale televizive, në filma të Hollivudit, filma independentë e tjerë.

 

Në jetën personale të Cox, pas të fejuarit Ian Copeland, do të vinte marrëdhënia e gjatë me aktorin Michael Keaton në vitin 1989 deri në vitin 1995. Pastaj ajo do të fejohej me këngëtarin Adam Duritz të grupit Counting Crows dhe do të luante në videon e tyre për këngën "A Long December" më 1997. Duritz ka qenë i fejuar edhe me Jennifer Aniston, miken e ngushtë të Cox dhe kolegen e Friends. Cox u martua me David Arquette më 12 qershor 1999. Më 13 qershor 2004 solli në jetë fëmijën e tyre të parë Coco Riley Arquette. Jennifer Aniston ishte kumbare./Elida BUÇPAPAJ

 

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pesë vjet pa Rei Çarls legjendën e muzikës bluz (06.08.2009)
Forbes: Anzhelinë Zholi është artistja më potente e Hollivudit (06.04.2009)
Xhinxhi Roxhers ose jeta e dyfishtë e "Mëkatares së Madhe" (05.31.2009)
Elizabetë Teilor doli nga spitali (05.27.2009)
Turmat e paparacëve nuk i ndahen Naomi Kempbellit as në kroçiera (05.24.2009)
Anzhelinë Zholi mbretëron edhe Kanën (05.21.2009)
Vudi Alen fiton gjyqin $5 milionë për shfrytëzim imazhi (05.19.2009)
40 vitet e para të sfidantes legjendë hollivudiane Keit Blanshet (05.15.2009)
Alli Sims këndon këngë malli për Britney Spears (05.14.2009)
Dean McDermott i blen të shoqes në çdo përvjetor martese një unazë të re (05.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]