VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hottest Bachelors 2009

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Hottest Bachelors 2009
E Enjte, 06.18.2009, 01:52pm (GMT+1)

Voal-online - Revista People shpall, për të dhjetin vit radhazi, listën e beqarëve më të famshëm të vitit, Hottest Bachelors 2009. Më poshtë po japim listën e kryesuesve, të paraprirë nga Chace Crawforf (Çeisi Krauford).

 

 

CHACE CRAWFORD 1

Ylli i serialit Gossip Girl kryeson listën e 10-të vjetore. Aktori 23 vjeçar, i cili do të ketë rol kryesor edhe nëribërjen e filmit Footloose  ka shpalosur interesat e tij. Crawford: "Për mua nuk ka gjë më të kënaqshme se një tavolinë bilardoje, birrë, një xhukboks elektrik dhe shoqëri të mirë. Atë ditë që një vajzë do të më mund mua në një lojë të Beirut [një lloj birre] është një shenjë e mirë!"

 

 

 

 

 

 

CHRIS PINE 2

"Ditën e parë të xhirimit të një filmi [Star Trek], unë ia thyeva hundët një figuranti," kujton 28 vjeçari. "Prandaj I këshilloj të gjithë aktorët: mos i lëndoni figurantët, sepse ata ua shpërblejnë menjëherë! Herën tjetër, I njëjti figurant, ma dha mua një grusht të fortë në stomak. Më tha se e bëri pa qëllim, por unë nuk e di."

 

 

SHIA LABEOUF 3

 

"Është mrekulli të jesh në moshën time dhe i famshëm. Mua më pëlqen të jem thjesht Shia LaBeouf. Mjafton të jem Shia," tha aktori 23 vjeçar lidhur me pasojat e famës. "Dhe ky është Shia për të cilin femrat lënë kokën. Është magjepsës, është helmues. Por nuk është real."

 

 

                              

ADAM LAMBERT 4

"Rrezikun më të madh që e kam parë në sy është të shkoja në garën e American Idol dhe të përpiqesha të isha vetvetja," thotë ylli 27 vjeçar I këtij reality show. "E dija se ishte tepër e vështirë të fitoja, por së paku u përpoqa deri në fund."

 

 

 

RYAN EGGOLD & KELLAN LUTZ 5

Sa pranë janë Eggold i 90210 e Eggold dhe Lutz i Twilight? Yjet 24 vjeçarë bëjnë shaka për gjithçka përfshirë edhe takimin në uebsajtin e fejesave, Match.com. "Ai ka një profil të mrekullueshëm," thotë Lutz, ndërsa Eggold tallet: "Ne kemi interesa të ngjashme. Tennis. Badminton."

 

 

DWAYNE JOHNSON 6

"Unë mund t'ju them se në dy vitet e shkuara unë jam rritur më shumë se gjatë gjithë jetës sime. E kam kuptuar rëndësinë e asaj që quajmë të dashurosh dikë, dhe çfarë do të thotë kjo," thotë ylli i Race to Witch Mountain, 37 vjeçar në gazetën Sunday Independent. "Ishen time [Dany Garcia], unë mund ta dua pa masë. Vogëlushen time, [Simone], mund ta dua pa masë."

 

 

BRODY JENNER 7

Ai është i njohur për cilësitë e tij aktoriale, por ylli 25 vjeçar i Hills është edhe ekspert i departamentit të romancave madje më i hatashmi. "Për Ditën e Shën Valentinit unë doja ta merrja të dashurën time në një helikopter dhe të fluturonim mbi Kanionin e Madh dhe të ndaleshim atje për drektë," thotë Jenner. "Por atje është një stuhi e fortë. Një tmerr."

 

 

 

COMMON 8

 

"Një nga gjërat më ekstreme që kam bërë është se kam rënë në dashuri në mënyrë ekstreme," thotë aktori- raper 37 vjeçar, që luan rolin kryesor në Terminator Salvation. "Unë tashmë kam mënyrën e jetesës që e kam zgjedhur vetë. Rri në kopsht dhe e ndihmoj atë! "

 

TAYLOR KITSCH 9

Interesoheni për yllin e X-Men Origins: Wolverine ? Atëherë duhet të jeni të interesuar edhe për sulmet e adrenalinës, në kënaqësinë e tmerreve. "Gjëja më e çmendur që kam bërë është rënia me parashutë," thotë Kitsch, 28 vjeç. "Një të diel, kur një nga shokët më të ngushtë më vizitoi në Texas, pas mëngjesit vendosëm të ngjitemi nja 3000 metra lart dhe të zbresim."

 

 

ROBERT PATTINSON 10

"Është vërtetë kënaqësi kur njerëzit e kanë vëmendjen tek ju gjithë kohën," thotë aktori 23 vjeçar yll i Twilight  në uebsjatin EW.com lidhur me adhuruesit e tij. "Kur isha në Itali ata nuk m'u ndanë asnjë çast. Nuk dija si t'ia bëja. Në këto rast duhet thjesht përjetuar kjo gjë."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kërtni Koks e serialeve Friends bëhet 45 vjeçe (06.14.2009)
Pesë vjet pa Rei Çarls legjendën e muzikës bluz (06.08.2009)
Forbes: Anzhelinë Zholi është artistja më potente e Hollivudit (06.04.2009)
Xhinxhi Roxhers ose jeta e dyfishtë e "Mëkatares së Madhe" (05.31.2009)
Elizabetë Teilor doli nga spitali (05.27.2009)
Turmat e paparacëve nuk i ndahen Naomi Kempbellit as në kroçiera (05.24.2009)
Anzhelinë Zholi mbretëron edhe Kanën (05.21.2009)
Vudi Alen fiton gjyqin $5 milionë për shfrytëzim imazhi (05.19.2009)
40 vitet e para të sfidantes legjendë hollivudiane Keit Blanshet (05.15.2009)
Alli Sims këndon këngë malli për Britney Spears (05.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]