VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Megan Foks femra më sexy e planetit

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 11:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Megan Foks femra më sexy e planetit
E Mërkurë, 06.24.2009, 11:05am (GMT+1)

 

 

 

 

Megan Fox kthehet në ekranet e mëdhenj me "Transformers 2", filmin aksion. Nuk dua të më shkatërrojë Hollywood-i dhe të përfundoj në spital ose me burra të paunërt si Liz Taylor. Megan Fox është "femra më sexy e botës" falë vetëm një filmi, një çupërlinë e hatashme që është duke ngjitur të gjitha shkallaret e klasifikimit të popullaritetit të Hollywood-it, tunduese si një pin up por edhe e gojës dhe gjithnjë me një nur femërot të veçantë. Vajza 23 vjeçare nga Tennessee, me prejardhje irlandeze, franceze e cherokee (fis indian i Amerikës), do të shfaqet prapë në ekrane me vijim tejet të shumëpritur të Transformers, me regji të Michael Bay, për robotët më të adhuruar nga fëmijët.

"E di që nuk jam Meryl Streep, por e di edhe se mund të rritem," thotë Megan. "Më pëlqen që përgjatë suksesit tim adoleshentet e çmojnë faktin se unë jam sexy. Meshkujt janë më të fortë, ndërsa ne femrat jemi më sensuale, arma që mund të jetë më e fortë se çdo armë tjetër. Me kusht që përtej pamjes të jenë edhe truri dhe personaliteti." Megan Fox, me baba zyrtar gjyqësor e nënën çka i sheh syri ia bën dora, e cila i ka rritur dy vjazat duke bërë një mijë punë të ndryshme, interpreton, kërcen prej kur ishte e vogël dhe ka bërë modelen kur ishte 13 vjeçe. Ka studiuar për aktore në Florida për t'u transferuar pastaj në Los Anxhelos për të bërë aktoren. Vajza më e dëshiruar e Amerikës deklarohet zyrtarisht single (beqare) pas një marrëdhënieje të gjatë me aktorin Brian Austin Green. Në gusht do të jetë sërish në ekranet e mëdhenj si protagoniste e trillerit Jennifer's Body e në korrik do të fillojë xhirimet e filmit The Crossing. Me një fjalë është momenti i saj. Gjithnjë nëse karakteri i saj kapadai dhe antikonformiste të mos shqetësojë dikë në studiot.

Pyetje: Po ju a ju pëlqejnë filmat si Transformers?
MEGAN FOX: "Më zbavitin. Nuk janë filma për të fituar Oskar, por për ta çlodhur nja dy orë publikun e madh.
Film tipik pop-korn veror. Transformers ishte filmi im i parë i vërtetë, askush nuk më njihte më parë. Nuk ishte keq, por pranoj se nuk jam saktësisht krenare për punën time."

Pyetje: Jeni më shumë në këtë episod të dytë?
MEGAN FOX: "Jo, po të paktën e dija çfarë më priste. Një film me regjit të Michael Bay nuk ka aspak të bëjë me përvojën si aktore. Është ai që është, aksion i çmendur dhe efekte speciale që të lënë me gojë hapur. Dhe ti duhet të rendësh si manikin. Shumë mirë."

Pyetje: A nuk ju bezdis fakti që jeni konsideruar një sex-symbol?
MEGAN FOX: "Pse të më bezdisë? Nuk e marrë tepër seriozisht dhe fakti që kam një pamje joshëse nuk më trondit. Nuk jam ai tip feministeje që ka frikë të jetë sexy. Kjo nuk do të thotë të jesh nga ato që shkon me të gjithë,siç mendon dikush.
Kam pasur dy të fejuar deri tani: dy!"

Pyetje: E keni bërë tatuazh Marilyn Monroe-n në krah. Pse?
MEGAN FOX: "Jam një adhuruese e madhe e saj. Ndjej për të një empati të fortë. Qaj kur i shikoj filmat e saj, ndoshta ngaqë Monroe është shembulli i përkryer se si kjo industri mund të të hajë të gjallë. Por Marilyn është edhe një figurë e rëndësishme e kulturës popullore edhe sot."

Pyetje: Cila është jeta juaj në Hollywood?
MEGAN FOX: "Bëj një jetë të mbyllur kur nuk punoj. Nuk dal shumë, dal shumë pak, pikërisht ngaqë kam frikë se ky përbindësh i quajtur Hollywood. Duhet të jesh i fortë për të mbijetuar këtu, sidomos po të jesh femër. Prandaj kërkoj të shmangem nga mondaniteti. Shumë mendojnë se jeta ime është e mërzitshme, dhe është e vërtetë. Megjithatë mua nuk më është dashur të shtrohem në ndonjë klinikë rehabilitimi, pra çka do të thotë se jam duke bërë gjënë e duhur. Nuk dua të më përzënë në një rreth vicioz të marrëdhënieve të gabuara dhe të gjendem 60 vjeçe si Elizabeth Taylor e cila bën koleksione burrash."/Elida BUÇPAPAJ


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një darkë me Al Paçinon (06.21.2009)
Sandra Bullok në filmin "Propozimi" (06.20.2009)
Hottest Bachelors 2009 (06.18.2009)
Kërtni Koks e serialeve Friends bëhet 45 vjeçe (06.14.2009)
Pesë vjet pa Rei Çarls legjendën e muzikës bluz (06.08.2009)
Forbes: Anzhelinë Zholi është artistja më potente e Hollivudit (06.04.2009)
Xhinxhi Roxhers ose jeta e dyfishtë e "Mëkatares së Madhe" (05.31.2009)
Elizabetë Teilor doli nga spitali (05.27.2009)
Turmat e paparacëve nuk i ndahen Naomi Kempbellit as në kroçiera (05.24.2009)
Anzhelinë Zholi mbretëron edhe Kanën (05.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]