VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Majkëll Xhekson në kujtesë (Album i revistës People)

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Majkëll Xhekson në kujtesë (Album i revistës People)
E Shtunë, 06.27.2009, 05:34pm (GMT+1)

 

 

 

 

VITET E HERSHME: FËMIJA GJENI

Lindur më 29 gusht 1958, në Gary, Indiana, bir Joe dhe Katherine Jackson, Michael Joseph Jackson fëmija I tetë në një familje me nëntë fëmijë shfaqi talentin e të kënduarit në moshë të re, duke u bërë shpejt i njohur si djaloshi i vogël me zë të madh. Gjatë periudhës së tij me Jackson 5, revista Rolling Stone e quajti këngëtarin e ri një gjeni me "talent të hatashëm muzikor".

 

 

VITET E HERSHME: I ZGJUARI
"Michael ishte një vogëlush i zgjuar," tha Jermaine për revistën People në vitin 1984 duke folur për vëllain e vogël, i cili iu bashkua vëllezërve (nga e majta në të djathtë në drejtim të akrepave të orës) Tito, Jackie, Jermaine dhe Marlon   në grupin e Jackson 5 kur ishte 6 vjeç.
Edhe pse filloi si një muzikan mbështetës duke luajtur në congas dhe tambourine, nuk do të kalonte shumë kohë kur do të ishte lider i grupit duke çuar në sukses masiv me hite No. 1 përfshirë "I Want You Back", "ABC", "The Love You Save" dhe "I'll Be There."

 

 

LOJË FËMIJE

Pavarësisht buzëqeshjes gjithnjë të pranishme në fotot (si kjo e bërë nga viti 1970), jeta në familjen Jackson nuk ishte aspak e lumtur. Jackson ka rrëfyer për keqtrajtimet e fëmijërisë nga babai gjatë një interviste të vitit 1993 me të famshmen Oprah Winfrey. Edhe në dokumentarin e vitit 2003, Living with Michael Jackson, këngëtari I tha intervistuesit Martin Bashir  se gjatë provave të Jackson 5, baba Joe "qëndronte ulur në karrike dhe mbante në duar rripin. Nëse nuk ishe në rregull, ai të ripte."

 

 

MOTRA E VOGËL

Edhe pse ai dhe motra Janet (fotografuar më 1972) duheshin shumë, Jackson kishte momentet tipike të vëllait më të madh, siç ishte nofka Dunk ngaqë ajo ishte e vogël. "Ti dukesh si një kërriçe, ja si dukesh," thoshte ai. Vite më vonë, më 2001, ata u bashkuan në duet për këngën dhe videon "Scream," që iu dha atyre një kandidaturë Grammy. "Të gjithë e dinë se ai është ndryshe. Nuk ka dyshim për këtë," tha ajo më 2007. "Ai është vëllai im. Unë e dua atë pa masë."

 

 

DJALË I ÇUDITSHËM

Gjatë një shfaqjeje më 1972 në The Sonny and Cher Comedy Hour, Jackson tregoi anën e tij të çuditshme. "Unë doja patjetër të bëhesha aviator, astronaut ose givernator i Georgia," u përgjigj Michael kur Bono e pyeti se çfarë kishte dashur ai të bëhej kur të rritej. Në vitet e tij të adoleshencës, Jackson (I cili atë vit fitoi në kandidaturë për Oskar në kategorinë e Këngës më të Mirë për "Ben") luftoi me çështje të vetëvlerësimit sidomos për shkak të puçrave dhe për shkak të hundës që i dukej shumë e madhe. "Unë mendoj se çdo fëmijë yll vuan gjatë periudhës së fillimit se nuk është i bukur e i hijshëm.

 

 

GRUPI I VËLLEZËRVE

Pas largimit nga Motown Records më 1975, Jackson dhe vëllezërit e tij ndërruan emrin nga Jackson 5 në Jacksons, duke nxjerrë gjashtë albume midis 1976 e 1984. Në atë kohë, Michael ishte autori i këngëve të grupit dhe periudha kur u shkruan këngë hite si "Can You Feel It." Njëkohësisht këngëtari ishte duke krijuar profilin e vet, duke ndjekur projekte solo si filmi i vitit 1978, The Wiz, dhe albumi i tij i famshëm solo Off the Wall.

 

 

FËMIJA WIZ

Kur Jackson debutoi në filmin The Wiz, ky film ishte dështim si për kritikën, ashtu për publikun, por këngëtari fitoi vlerësime pozitive për pjesën e tij të Scarecrow (Dordolecit). Jackson tha se xhirimi ishte "përvoja ime më e mrekullueshme deri atëherë" në librin e tij të vitit 1993, Michael Jackson: In His Own Words. "Unë nuk mund të mendoj gjë më të mirë, vërtetë e them."

 

 

KOHË TË MIRA

Në ekip me miken e një kohe të gjatë Diana Ross, Jackson shënoi premierën e The Wiz me një kthesë më 24 tetor 1978. Të dy kishin të njëjtën histori të karrierës, të njëjtën ecuri, secili duke filluar me Motown para se të fillonin karrierën solo. Ata mbajtën edhe më vonë marrëdhënie profesionale Jackson më vonë shkroi dhe prodhoi për Ross, më 1982, albumin single "Muscles" por mbajtën edhe lidhje të ngushtë personale gjatë viteve.

 

 

NJË TULL NË "MUR"

Pas kthesës së suksesshme në The Wiz, Jackson nxori albumin e pestë solo, Off the Wall, më 10 gusht 1979. Bashkëprodhuar nga miku Quincy Jones, albumi fitues i Grammy do të përmbante hite si "Don't Stop 'Til You Get Enough" dhe "Rock with You." "Ai kishte gjithçka...talent, hir, profesionalizëm dhe përkushtim," tha Jones në një deklaratë kur mori vesh vdekjen e Jackson. "Ai ishte një artist prodhues dhe ndihmesa e trashëgimia e tij do të ndihen përgjithmonë.""

 

 

MBRET I POPIT: ZBRITËS NË HËNË

Ishte momenti kur fëmijët kudo provonin të ecnin me shpinë: Jackson, në pantollona të shkurtër dhe loafers, debutoi në "shetitje në hënë" ("moonwalk") një nga lëvizjet kërcyese më ikonike të koreografuara ndonjëherë, gjatë specialit të vitit 1983, Motown 25: Yesterday, Today, Forever. Duke kënnduar me vëllezërit dhe vetëm, ai realizoi në skenë hitin e tij "Billie Jean" dhe e la publikun duke kërkuar përsëritjen e pjesës. Ajo më vonë e përsëriti momentin në veprimtarinë 1995 MTV Video Music Awards (majtas).

 

 

MBRET I POPIT: O ÇFARË 'TRILLERI'

Jackson ishte frymëzuar të bënte një klip me temë horror për albumin "Thriller" pasi pa An American Werewolf in London  të John Landis. "Itshte një tip i ndryshëm I filmit horror. Ishte komedi dhe horror," tha Jackson. "Unë thashë ... Arrita ta gjej atë' " Landis bëri regjinë e klipit 14 minutësh epik, që u dha për herë të parë në prag të Krishtlindjeve në MTV më 1983. Thriller,  albumi kulmor i Jackson i vitit 1982, shiti mbi 100 milionë kopje në mbarë botën, duke u bërë albumi më i shitur i të gjitha kohërave.

 

 

MBRET I POPIT: NJË NATË E MADHE

Jackson (me bashkëpunëtorin e një kohe të gjatë Quincy Jones) përkundi albumin e të tetë Grammy Awards përfshirë kategorinë e albumit të vitit për Thriller dhe regjitrimin më të mirë të vitit për "Beat It" në ceremoninë e vitit 1984. (Në 2000, Santana do të arrinte të njëjtin sukses.) Jackson i mbajti në skenë pilotët e tij pothuaj gjatë gjithë ceremonisë, duke lëvizur vetëm në hije, sepse, siç tha ai prapa skenës, Katharine Hepburn "më tha të bëj kështu e unë po e bëj për të, okay?" Pastaj, teksa publiku shpërtheu në brohoritje, ai shtoi: "Dhe vajzat në shpinë."

 

 

 

 

MBRET I POPIT: RREZIK NË XHIRIM
 

Ishte një thirrje nga pranë: Tek po filmonte një pjesë tejet komerciale piroteknike për firmën Pepsi në L.A.'s Shrine Auditorium më 1984, flokët e Jackson-it në mënyrë aksidentale morën flakë teksa ai këndonte "Billie Jean." Këngëtari u shtrua në Cedars-Sinai Medical Center, ku u trajtua për djegie të shkallës së tretë dhe për një djegie të shkallës së dytë në kokë. Në spital vërshoi një lum mesazhesh nga adhuruesit dhe miqtë, përfshirë një telegram nga një vajzë që hoshte: "Unë dëgjova se jeni përvëluar, Michael, po kjo është qesharake."

 

 

 

MBRETI I POPIT: THIRRJA E "SHTËPISË"
"Epo, a nuk është ky një triller?" Presidenti Ronald Regan qeshte tek ia jepte Jackson-it Presidential Public Safety Commendation Award më 1984. Jackson e mori këtë për dhënien falas të albumit të tij hit single, "Beat It," në një fushatë kundër ngarjes së makinës në gjendje dehjeje nga adoleshentët. Jackson i lumturuar tha: "Jam shumë, shumë I nderuar. Ju faleminderit Z., Mr. President dhe Zj. Reagan."

 

 

MBRETI I POPIT: NJË YLL PËR NJË YLL
Ndonëse ai ishte përfshirë tashmë në Hollywood Walk of Fame (Jackson 5 e morën yllin e tyre më 1979), këngëtari mori yllin e tij solo më 1984, duke e bërë atë me dy yje. (Edhe Diana Ross ky dy një si artiste solo dhe një me grupin The Supremes.)

 

 

MBRETI I POPIT: NJË PAMJE 'BOTE'

Më 1985, Jackson dhe Lionel Richie krijuan këngën single për bamirësi "We Are the World." Kënga u realizua në SHBA për Afrikën, një supergrup që përfshinte Billy Joel, Bruce Springsteen, Tina Turner, Bob Dylan, Diana Ross dhe, natyrisht, Richie and Jackson. Fitimet shkuan për USA for Africa Foundation, dhe kishin objekt fëmijët e uritur në Ethiopia.

 

 

MBRET I POPIT: URDHËRAT E KAPITENIT
3-2-1 blastoff! In 1986, Jackson u bashkua me George Lucas (majtas) dhe Francis Ford Coppola për filmin 3-D Captain EO, që debutoi në parqet e Walt Disney më 1986 dhe do të luhej nëDisneyland në Anaheim, Kaliforni., për 11 vitet e ardhshme. Në muzikalin fantastikoshkencore, duke xhiruar këngën "Another Part of Me," Jackson luajti rolin kryesor si  Kapiteni EO (Captain EO) dhe fitoi kundër mbretëreshës jashtëtokësore të të keqes.

 

 

MBRET I POPIT: LË NEVERLANDIN

Në vend të kështjellës, Mbreti i Popit vendosi të jetojë në një park të çuditshëm. Më 1988, Jackson bleu një tokë nja 12 000 hektarë në Santa Ynez Valley të Kalifornisë dhe ndërtoi Neverland, emërtuar sipas botës së Peter Panit dhe pajisur me kënde lodrash. Pasi policia e kontrolli fermën në kuadrin e gjyqit kundër tij për ngacmimeve, në vitin 2005, Jackson e braktisi Neverlandin, duke thënë se ai ishte "dhunuar".

 

 

MBRET I POPIT: NJË SUPER BOWL

Në atë që ka mbetur pjesa e parë më e diskutuar e të gjitha kohërave, Jackson doli në skenë në pushimin pas pjesës së parë të ndeshjes së Super Bowl XXVII më 1993 në veshjen e tij dhe paraqitjen e stilit militar dhe qëndroi I palëvizshëm për disa momente përpara se të hovte vrullshëm "Jam." Befasi? Pastaj hoqi xhaketën dhe shpërtheu me hitet "Billie Jean" dhe "Black or White" duke përfunduar me tym, zjarr dhe flakë të skenave piroteknike.

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: NJË INSTIKT KAFSHE

"Majmuni im Bubbles është një kënaqësi konstante," shkroi Jackson në autobiografinë e tij, Moonwalk, publikuar më 1998. Majmuni ishte një nga kafshët mos harroni lamën Louis dhe xhirafën Jabbar të cilin këngëtari kishte në Neverland Ranch, ku kishte edhe një zoopark. Por Bubbles që vishej me rroba, shkonte në tualet dhe mësoi shetitjen në hënë kishte "një marrëdhënie speciale me Jackson," tha zbutësi i kafshëve Bob Dunn për revistën People. "Ai e llastonte atë si prind."

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: PËRRALLAT TABLOIDE

Thashetheme nga më të çuditshëm dolën për Jackson në vitet e vrullshme 1980. Mes të tjerash u tha se ai flinte në një dhomë hiperbarike duke shpresuar se do të jetonte 150 vjet. "Ai e ka një dhomë të tillë," ka treguar manaxheri i tij Frank Dileo në atë kohë. "Nuke di nëse fle atje." Jackson më vonë tregoi për Oprah Winfrey s e dhoma ishte "një pjesë teknologjie përdorur për viktimat e djegies".

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: BURRI NË PASQYRË

Përgjatë viteve fytyra e Jackson ndryshoi thellësisht teksa lëkura e tij dukej më e bardhë, hunda më e imët dhe nofulla më e hijshme. Kjo ushqyu historira lidhur me operacionet e tij plastike. Jackson pranoi se i ka ndryshuar hundën, nofullat, lëkurën, por tegoi për Winfrey, "unë nuk i kam ndryshuar kurrë kockat e mia, as ytë dhe as buzët." Për ndryshimin e lëkurës ai fajësi sëmundjet e lëkurës që ka pasur, pikërisht pigmentin e saj.

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: MILLENNIUM MIX-UP

Duke e nderuar Jackson-in në ditëlindjen e 44t në MTV's 2002 Video Music Awards, Britney Spears ia dhuroi atij një kek dhe tha: "Unë e konsideroj artistin e mijëvjeçarit... Prandaj gëzuar ditëlindjen, miku im Mbreti i Popit." I hutuar, Jackson u përgjigj: "Kur isha i vogël në Indiana, nëse dikush më thoshte se do të merrja 4mimin e mijëvjeçarit nuk do ta kisha besuar." Ai shkoi të falënderojë Diana Ross, Quincy Jones e David Blaine, duke thënë: "Magjia juaj është reale, unë ju besoj."

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: BURRI I FAMILJES

Jackson u martua me ndihmësdermatologen Debbie Rowe, mikeshë e një kohe të gjatë e cila e mjekoi këngëtarin për pigmentin e lëkurës, dhe së bashku patën dy fëmijë Michael Joseph Jackson Jr. (njohur si Prince) dhe Paris. Mur martesa përfundoi më 1999, Rowe ia dha të shoqit përkujdesjen e plotë. Tri vjet më vonë Jackson pati një tjetërdjalë, Prince Michael Jackson II (a.k.a. Blanket), në mënyrë artificiale, por ai nuk e tregoi kurrë nënën surrogate. Jackson ka qenë mbrojtës ndaj fëmijëve të tij, shpesh duke iu vënë maska kur i nxirrte jashtë.

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: SHQETËSIM NË BERLIN

Në Berlin më 2002, Jackson përshëndeti adhuruesit nga ballkoni i katit të katërt të hotelit, por ata u tmerruan kur ai mbajti vogëlushin Prince Michael II me një dorë dhe e kacavari jashtë ballkonit. "Ishin mijëra adhurues poshtë dhe po kërkon t'i shihnin fëmijët e mi, pranaj tregova mirësjelje ndaj tyre,  prandaj kjo që bëra ishte diçka e pafajshme," tha Jackson. "I dua fëmijët e mi, po e mbaja fort djalin tim...nuk e lija të binte."

 

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: NJË REALITET I ÇUDITSHËM

Një intervistë e gjatë me gazetarin Martin Bashir nga maji 2002 në janar 2003 u bë Living with Michael Jackson, një dokumentar që u dha në ABC më 6 shkurt 2003. Përmbante momente të hatashme dhe bizare Jackson e krahasonte veten me Peter Pan. Aty tha se i lejonte fëmijët pa përkrahje të flinin në krevatin e tij- Ky dokumentar u bë shkak për akuzën e vitit 2005 për ngacmime ndaj fëmijëve. Më vonë Jackson tha se e ndjente veten të tradhtuar nga Bashir.

 

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: THE MUGSHOT

Pas vitesh që kalimit të kohës me fëmijët e famshëm si Emmanuel Lewis e Macaulay Culkin, Jackson zgodhi një rast gjyqësor ku ai akuzohej për ngacmimin e një fëmije më 1994.  Pastaj, në mes të regjistrimit të një videoje për albumin single "One More Chance" në Las Vegas, Jackson flutori në Santa Barbara, Kaliforni më 20 nëntor 2003, ku iu dorëzua policisë në bazë të akuzës për veprime të turpshme ndaj një fëmije më të vogël se 14 vjeç. Ai mbante në burg doreza.

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: VESHUR PËR GJYQ

Gjatë gjyqit të vitit 2005, Jackson kish probleme me arritjen në kohë në sallën e gjyqit. Më 10 mars gjyqtari Rodney S. Melville e kërcënoi me arrestim. Avokati i tij tha se Jackson ishte shtruar në spital për dhimbje shpine, por Jackson arriti në gjyq me pizhama.

 

 

NJË YLL EKSCENTRIK: JASHTË VËMENDJES

Pas shfajësimit për ngacmime, Jackson dhe fëmijët e tij shkuan në një udhëtim të gjatë në Bahrain, duke filluar një largim nga sytë e publikut. Në vendet e Gjirit Persik, Jackson u prit si mysafir i birit të mbretit. Kur u kthye në SHBA paraqitjet e tij në publik ishin shumë të rralla. Më 1 maj ai doli në dyqanet e Ed Hardy and Christian Audigier me fëmijët e tij të cilët mbanin maska.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Megan Foks femra më sexy e planetit (06.24.2009)
Një darkë me Al Paçinon (06.21.2009)
Sandra Bullok në filmin "Propozimi" (06.20.2009)
Hottest Bachelors 2009 (06.18.2009)
Kërtni Koks e serialeve Friends bëhet 45 vjeçe (06.14.2009)
Pesë vjet pa Rei Çarls legjendën e muzikës bluz (06.08.2009)
Forbes: Anzhelinë Zholi është artistja më potente e Hollivudit (06.04.2009)
Xhinxhi Roxhers ose jeta e dyfishtë e "Mëkatares së Madhe" (05.31.2009)
Elizabetë Teilor doli nga spitali (05.27.2009)
Turmat e paparacëve nuk i ndahen Naomi Kempbellit as në kroçiera (05.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]