VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Më 7 korrik varrimi i Majkëll Xheksonit

E Hënë, 07.06.2009, 08:08am (GMT1)



 

Voal-online Janë 1,6 milionë fansat e Michael Jackson që shpresojnë të kenë fatin për të qenë të pranishëm në ceremoninë e përkujtimit publik në nderim të Mbretit të Popit, që mbahet të martën, më 7 korrik në Staples Center, Los Anxhelos. E pohojnë organizatorët, të cilët brenda një kohe të shkurtët do ta shpallin via e-mail listën e 8 750 vetave që do të jenë të pranishëm dhe mënyrat për t'i tërhequr biletat (dy për secilin). Janë tepër pak vendet në dispozicion për t'ia bërë nderimet e fundit Jackson, çka i ka dëshpëruar shumë adhuruesit (fansat) e këngëtarit, të cilët kanë mbushur qytetin.

Jennifer Hudson do të jetë një nga famozët që do të këndojë në Staples Center.

 

Qendra e Staples Center është vënë nën trysni dje, saapo janë bërë të njohura mënyrat për të marrë pjesë në ngjarjen. Në pak orët përpjekjet për t'u lidhur, një numër shumë herë më i madh se numri i të lejuarve për të marrë pjesë në ceremoni, kanë vazhduar gjithnjë e më këmbëngulëse. Është bërë e domosdoshme të vihet në punë një server tjetër. "Kam bërë me qindra orvatje për të arritur të regjistrohem. Çdo herë tregon një fans kalifornian që arrija në prag të regjistrimit, sistemi më përzinte."

 

Funeralet e Michael Jackson do të zhvillohen në mënyrë ngushtësisht private në Los Anxhelos, para se të zhvillohen përkujtimet publike në Staples Center. Ceremonia funebre është në orën 08:00 (17:00 me orën tonë) në qendrën e varrezave Forest Lawn të Hollywood-it, ajo ku varrosen yjet, ndër të tjerë kohët e fundit David Carradine. Përkujtimi publik do të transmetohet në Mondovisione. Në skenë do të ngjiten Stevie Wonder, Smokey Robinson, Little Richard e Jennifer Hudson, përveç familjarëve të Jackson. Formulën e lamtumirës do ta japin personalitete politike kombëtare si reverendët Al Sharpton e Jesse Jackson.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.