
Voal-online - LOS ANXHELOS - Tragjeditë naturore, sidomos ato që kanë ndodhur vërtet, kthehen në modë në Hollywood me një këndvështrim autorial.
Pas Clint Eastwood që e ka një prej temave në Hereafter, tsunami i vitit 2004 rimerret në The Impossible, dramë e Juan Antonio Bayona, regjisor tashmë e horrorit me shumë çmime The Orphanage.
Protagonistët e filmit, frymëzuar nga një histori e vërtetë, janë Ewan McGregor e Naomi Watts.
Filmi del në vjeshtë, me debut të mundshëm në festivalet e mëdha ndërkombëtare.