VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Anita Ekberg shtrohet me urgjencë në spital

E Hënë, 07.20.2009, 01:27pm (GMT1)


 


 

Voal-online - Anita Ekberg është shtruar dhe ndodhet nën mbikqyrje në repartin e neokirurgjisë në spitalin e Shën Gjonit (San Giovanni), në Romë. Kështu bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA. Aktorja suedeze, e famshme për interpretimin e pavdekshëm në filmin "Jeta e ëmbël" (La Dolce vita) të regjisorit Federico Fellini, ka pësuar një gjendje të fikëti në shtëpinë e saj në Genzano, në qendër në afërsi të kryeqytetit italian Roma. Prej andej Anita Ekberg është dërguar pa ndjenja në spital nga disa miq të saj. Gjendja shëndetësore e Anita Ekbergut, e lidhur shpirtërisht në mënyrë intime me Italinë, është përshkruar për mediat nga ana e mjekëve si tejet shqetësuese. Tani artistja suedeze ndodhet nën mbikqyrje mjekësore. Mediat e tjera italiane dhe ato perëndimore janë treguar të vemendshme ndaj lajmit për përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të artistes, e cila, krahas të tjerash, mbetet në kujtesën e brezave të rinj të shikuesve pikërisht për skenën e lartpërmendur. Kjo pamje e paharrueshme i shoqëron disa nga reklamat më artistikisht të realizuara në televizionet italiane dhe në televizionet e tjera perëndimore. Lajmi është përhapur menjëherë dhe kanë filluar interpretimet e para rreth gjendjes shëndetësore të artistes.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.