VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Publikohet kënga e padëgjuar e Xhon Lenonit E Djelë, 07.26.2009, 08:54am (GMT1)
Duhet të kalonin plot tridhjetë vjet që një këngë e të famshmit Xhon Lenon të shihte dritën e publikimit. Është pikërisht kënga e re e legjendës, Xhon Lenon që mund të realizohet dhe publikohet vetëm tani, 30 vjet pas vdekjes së tij. Fjalët për këtë këngë i shkroi vetë ai, por muzika për të asnjëherë nuk u kompozua. Fjalët e këngës janë pjesë e koleksionit privat që djali i tij e trashëgoi pas vdekjes së tij. "Little girl I've come to stay "And this time I just have to say "I love you "If she turns you down and you're rejected "Try again the best you can "Call to see her when you're least expected "Tell her now she'll understand" "Mendoj se vargjet nuk janë përdorur askund. Nëse kënga është e shkruar në kohë të mirë dhe me ndjenja, do të mendoj që t'ia bëjë edhe muzikën. Do ta bëjë këtë për nder të babait. Në njëfarë mënyrë ky do të jetë rikthimi në shtëpi", tha Xhulian, djali i Xhon Lenon. Aktualisht nuk dihet se kur Lenon i shkroi këto vargje. Por nëse fjalët datojnë nga viti 1966, ka mundësi që këtë këngë Lennon t'ia ketë kushtuar Yoko Ono, sepse atë vit në muajin nëntor, ata ishin njohur. /NOA www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |