VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Flokët e Majkëll Xheksonit do të bëhen diamantë
E Enjte, 07.30.2009, 08:38am (GMT1)

 

 

 

 

 

Voal-online Flokët e Michael Jackson, të djegur në vitin 1984, gjatë regjistrimit të një spoti publicitar të prodhimit Pepsi, do të bëhen diamante. Sipas së përditshmes amerikane Chicago Tribune do të jetë një shoqëri e kryeqytetit të shtetit Illinois, The LifeGem, që do t'i shndërrojë ato (flokët) në 10 diamante, secila gjysmëkaratëshe.

 

Tufa e flokëve të Michael Jackson ishte ruajtur nga producenti ekezekutiv i spotit të Pepsit, Ralph Cohen. Ato u blenë pastaj nga koleksionisti John Reznikoff, bashkë me xhekatën e firmës Armani, të cilën Cohen e përdori për t'i shuar flakët.

 

Shoqëria The LifeGem, e cila ka arritur të ketë fije të flokëve të Ludwig van Beethovenit, ia arrin të nxjerrë karbon nga flokët duke i djegur në 5400 gradë dhe duke i kresitalizuar pastaj mbetjet (hirin) me procedura të përdorura rëndom për të realizuar diamante industriale.

 

Kjo shoqëri i ka shitur diamantet e kompozitorit gjerman për 200 000 dollarë nëpërmjet eBay, blerjes elektronike.

 

Trashëgimia e Michael Jacksonit, Mbretit të Popit, siç ishte parashikuar menjëherë pas vdekjes së tij nga njohës të dukurive të tilla, do të komercializohet në mënyra nga më të papërfytyrueshmet.

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.