VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Eliza Dushku femra e gjashtë më e bukur në botë
E Shtunë, 08.01.2009, 09:41am (GMT1)

 

Aktorja e famshme shqiptare po bën xhiron e botës dhe me fotografitë e saj që shihni dhe në këtë lajm, duke rrëmbyer kopertinat e revistave më në zë të Londrës, Nju Jorkut, etj.

 

Eliza Dushku, gjendet në mesin e 100 femrave më seksi për vitin 2009 të cilën e ka publikuar revista e njohur "Maxim".

Në këtë listë Eliza është renditur në vendin e gjashtë e cila impresionoi të gjithë.

"Jam e lumtur me arritjet e mira në karrierë si aktore në Holywood, dhe shpresoj që së shpejti do të më shihni në ndonjë film i cili do të jetë hit i madh në botë.

 

Vendi i gjashtë në listën e femrave më seksi të botës më ka befasuar këndshëm, ndërsa edhe më ka rritur vetëbesimin" deklaroi njëra ndër femrat më atraktive të botës, shqiptarja Eliza Dushku.

 

Në të vërtetë, Eliza Dushku është aktorja më e famshme shqiptare nëpër botë, e cila jeton në SHBA.

Siç shihet në foto, ajo ka pozuar edhe për kopertinën e revistës së njohur amerikane për femra, FHM.

 

Eliza është bërë e njohur botërisht nga seriali fantastiko-shkencor amerikan, "Dollhouse", por edhe nga disa filma thriller e horror ku ka luajtur.NOA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.