VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Abdul lë reality shown American Idol, nuk arrin të gjejë pajtim për rrogën
E Hënë, 08.10.2009, 10:44am (GMT1)

 

 

    Paula Abdul

 

Vendin e Paula Abdul në jurinë e American Idol do ta zerë 38 vjeçarja Kara DioGuardi, bija e ish Kongresmenti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaroamerikane

 

Voal-online Paula Abdul nuk do të jetë më anëtare e jurisë së American Idol, programit televiziv më të shikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo nuk ka arritur të gjejë një pajtim me punëdhënësin për rrogën.

 

Abdul është këngëtare, kërcimtare dhe aktore. Ajo do të pranonte të firmoste kontratën me rrjetin televiziv Fox, nëse do të pranohej që ajo të paguhej me 30 milionë dollarë në vit. Drejtoria e Foxlife nuk e ka pranuar shifrën e kërkuar prej saj. Ajo ka pranuar ta paguajë vetëm 5 milionë dollarë në vit, ashtu siç e kishte paguar për tetë stinorët pararendës të programit American Idol.

 

Vendin e Paula Abdul në jurinë e American Idol do ta zerë 38 vjeçarja Kara DioGuardi, bija e ish Kongresmenti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaroamerikane.

 

Ajo iu bashkua jurisë së American Idol në eidicionin 2009, i cili mbyll stinorin e radhës në marsin e vitit të ardhshëm.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.