MADONA I KËRKON MOSKËS BUTËSI NË RASTIN PUSSY RIOT
E Martë, 08.07.2012, 09:47am (GMT+1)
07.08.2012
Ylli i pop muzikës Madona, ka kërkuar nga autoritetet e Rusisë që të mos i
dënojnë me burg tri femrat ruse pjesëtare të grupit Pussy Riot, që cilat janë
në proces gjyqësor për shkak të një proteste kundër presidentit Vlladimir
Putin, në një kishë në Moskë.
Madona i tha agjencisë AP, gjatë koncertit të saj në kuadër të turneut nëpër
Rusi, se ajo “është kundër censurës” dhe shpreson se “gjyqtari do të jetë i
butë me to dhe se ato do të lirohem së shpejti”.
Madona është e fundit nga disa këngëtarë ndërkombëtarë të njohur që kërkojnë
lirimin e këngëtareve ruse, të cilat tash e pesë muaj gjenden në burg, të
akuzuara për hulaganizëm.
www.voal-online.ch
|