VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Don't cry for Paula Abdul
E Mërkurë, 08.12.2009, 04:05pm (GMT1)

 

 

 

 

 

Voal-online Gjykuesja tunduese e American Idol po kërkohet nga disa rrjete televizive njëherësh. Një kthesë zhvillimesh kjo që filloi para se të largohej nfa reality show e rrjetit televiziv FOXY, për shkak se atje ajo ndjeheje e pavlerësuar. Kështu komenton The New York Times, që përpiqet të shpalosë se çfarë ndodhi në prapaskenat dhe cila është e ardhmja e Abdul, 47 vjeçe.

 

Ky koment vjen njëkohshëm me një lajm të shkurtër të TMZ që Abdul dhe presidenti i ABC Entertainment Group, Stephen McPherson, u takuan bashkë të martën pasdite. Ky njoftim thotë se nuk ka të ngjarë që Abdul të përfundojë në gjykuese të reality show Dancing with the Stars (Duke kërcyer me yjet). Kjo edhe për faktin se gjykatësja e DWTS, Carrie Ann Inaba, nuk do të largohet prej andej.

 

Por NYT thotë se Abduk nuk kërkohet vetëm nga ABC. Atë po e kërkon NBC dhe producenti i hitit tjetër të FOX, So You Think You Can Danc (Kështu ju mendoni se mund të kërceni). Por pajtimi nuk do të jetë I lehtë nisur nga fakti se Abdul ndihet e fyer nga trajtimi që i është bërë nga American Idol, ku iu është nënshtruar kritikave të pamerituara.

 

Nga ana e tij FOX, që i ripërtëriu kontratat me gjykatësin Simon Cowell dhe drejtuesin e emisionit Ryan Seacrestme rroga të majme për secilin, është lodhur nga përplasjet me Abdul dhe nuk do të hynte në një debat tjetër për rrogën me të.

 

NYT thotë se Abdul nuk i jep shumë rëndësi qëndrimit apo jo në American Idol. Ajo mendon se mundësitë për të janë të shumë dhe ajo do të jetë mrekulli pa American Idol.

 

Abdul ka zgjedhur të mos japë komentet e saj rreth këtyre apo hamendjeve të tjera të mediave.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.