E Hënë, 09.28.2020, 10:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Jeta dhe vepra e këngëtarit amerikan Pit Siger
E Djelë, 08.16.2009, 08:34pm (GMT+1)

 

Kur arrijnë moshën 65 vjeçare, shumë njerëz mendojnë për të dalë në pension dhe të ngadalsojnë ritmin e jetës për të gëzuar frytet e punës së tyre. Por kjo formulë nuk vlen për këngëtarin e njohur amerikan Pete Siger i cili kohët e fundit mbushi 90 vjeç me një koncert në qytetin e Nju Jorkut.

Pit Siger është veprimtar i njohur për mbrojtjen e mjedisit dhe të gjitha të ardhurat nga koncerti i fundit ai dhuroi fondit për pastrimin e lumit Hadson nga ndotjet.

“Unë e ti, thotë Siger, pavarësisht se ku banojmë, kemi një punë për të bërë jo vetëm për të pastruar një lumë, por për të shpëtuar gjithë botën”.

Në vitin 1938, Pit Siger ndërpreu studimet në Harvard dhe iu përkushtua muzikës.

“Nuk desha të bëhesha muzikant. Muzika si biznes nuk më pëlqen, dhe për të kënduar fillove të shkojë nëpër kolegje e shkolla e kampuse studentësh”.

Pas luftës së dytë botërore, Pit Siger formoi grupin Wiver, i cili u bë shumë i njohur e shiti miliona disqe kudo në botë.

Në vitet 1950, kongresi amerikan filloi hetimet rreth ndikimit të komunistëve në botën e artit. Pit Siger u thirr për të dëshmuar, sepse 3 prej pjestarëve të grupit Wiver kishin qenë anëtarë të partisë komuniste. Siger nuk pranoi të dëshmonte. Për këtë kundërshtim, Dhoma e Përfaqësuesve vendosi që Siger së bashku me dramaturgun Arthur Miller e 6 të tjerë, që kishte vepruar po njësoj, të dënoheshin me nga 1 vit burgim.
Vendimi u prit me protesta në mbarë botën.

Çështja shkoi në gjykatë, e cila megjithëse e anuloi vendimin, Siger nuk u lejua të këndonte më në publik. Kjo zgjati deri në fund të viteve 1960 kur Pit Siger u kthye në radio e televizion

Më 1994, presidenti Bill Klinton e nderoi Pit Sigerin me Medaljen e Artit, nderi më i lartë amerikan për një artist. Më 1996, Siger u përfshi në Hollin e Famës së muzikës Rok and Roll. Ndërsa janarin e kaluar ai mori pjesë në koncertin në Uashington me rastin e përurimin të presidentit Barak Obama. ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kujtohet 40 vjetori i festivalit të Udstokut (08.16.2009)
Don't cry for Paula Abdul (08.12.2009)
Abdul lë reality shown American Idol, nuk arrin të gjejë pajtim për rrogën (08.10.2009)
Grupi Shugarland nis turneun në SHBA (08.03.2009)
Eliza Dushku femra e gjashtë më e bukur në botë (08.01.2009)
Flokët e Majkëll Xheksonit do të bëhen diamantë (07.30.2009)
George-Clooney-Elisabetta Canalis, përvëlim dashurie? (07.28.2009)
Publikohet kënga e padëgjuar e Xhon Lenonit (07.26.2009)
Anita Ekberg shtrohet me urgjencë në spital (07.20.2009)
Më 7 korrik varrimi i Majkëll Xheksonit (07.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]