VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Xhenifer Lopez: Amësia ndryshon gjithçka
E Martë, 08.18.2009, 09:17am (GMT1)

 

Voal-online Jennifer Lopez mund të duket siç ka qenë gjithmonë, por artistja yll thotë se është transformuar qëkur është bërë nënë e binjakëve tani 18 muajsh, Max dhe Emme.

 

"Nuk k a gjë më të madhe se t'I japësh jetë një qenieje tjetër njerëzore dhe të jesh përgjegjëse për një tjetër jetë," thotë Lopez në revistën InStyle, për numrin jubilar të 15 vjetorit, të muajit shtator. "Je ti para fëmijëve, dhe je ti pas fëmijëve dhe ata nuk janë si ti."

 

Aktorja këngëtare që e kremtoi 40 vjetorin në mënyrë madhështore në korrik, thotë se botëkuptimi I saj për të gjitha fushat e jetës nga muzika e saj, tek marrëdhëniet dhe tek bizneset ka bërë kthesë.

 

"Prindëria e ndryshon krejtësisht këndshikimin tënd ndaj gjithçkaje," thotë Lopez. "Ti nuk vjen e para më, fëmijët janë para gjithçkaje. Është dikush tjetër për të cilin duhet të kujdesesh më shumë se për veten tënde."

Lidhur me karrierën e saj aktive, çka do të thotë se a do të largohet ndonjëherë nga sheshet e xhirimt dhe nga studiot e regjistrimit, ajo thotë se nuk i dihet.

"Jam në një pikë të jetës sime, kur e ndjej se duhet të jap gjithçka nga jeta ime," thotë Lopez, duke folur për karrierën e saj muzikore. Lopez ka marrë frymëzime të reja nga binjakët e saj, sidomos Max. Ajo është këngëtare që shkroi një këngë për ta.

Kur vjen puna të martesa, Lopez, e cila ka pesë vjet e martuar me këngëtarin Marc Anthony, pranon se ende mendon që kjo martesë do të jetojë gjatë. Ajo pranon se në jetën e saj ka pasur "shumë të përpjeta dhe shumë tatëpjeta", si dhe ka bërë "shumë gabime".

 

Një mënyrë si ajo po përpiqet që martesa të jetojë gjatë është lidhur me marrëdhëniet bashkëshortore. "Është një pyetje e pafund cili është çelësi I dashurisë?"

Lidhur me këtë temë ajo vazhdon: "Unë besoj se në jetë njeriu mëson nëpërmjet përvojës. Unë kam mjaft moshë për të kuptuar si funksionojnë marrëdhëniet.
Nuk janë të kollajshme."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.