VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Marlen Ditrih ishte bërë e "varfër", këndonte në telefon për të fituar para
E Enjte, 08.20.2009, 10:17am (GMT1)

 

Zëri i Marlen Dietrich? Një zë i magjishëm, një bar shërues antidepresiv. Duke e marrë me doza të përditshme ai ia kalon çdo seance të mirëfilltë te psikologu. E dinte shumë mirë një mjek në San Francisco Valley, në Kalifornia, i cili në vitet Tetëdhjetë ia arriti të garantojë për pesë ditë në javë një dozë të mirë të këngës së saj. E ashtu ia arrinte të kapërcente të keqen që e gërrynete brenda. Ishte vetë Marlen Dietrich që këndonte drejtpërdrejt, live, ndonëse në telefon, nga një kontinent në tjetrin, për mjekun kalifornian. Në shkëmbim të një shpërblimi prej 90 dollarësh në javë. Këtë ngjarje e tregon libri "The Great Surprise" (Befasia e Madhe), një koleksion ditarësh të pabotuar të Leo Lerman, ish botues i revistës Vanity Fair e mik i një jete të tërë i këngëtares. Lerman, i cili vdiq më 1994, dy vjet pas Marlen Dietrich, tregon në ditarët e tij se e vetmja vajzë e artistes, Maria Riva, i rrëfeu atij se nëna ndodhej në vështirësi të mëdha ekonomike dhe mezi mbijetonte në Parisin e viteve 1980. Gjithnjë sipas ish botuesit, këngëtarja i jetoi dhjetë vitet e fundit të jetës së saj në apartemantin e saj në Avenue Montaigne, duke u shfaqur tepër rrallë në publik, por duke mbajtur një letërkëmbim të rregullt. Sipas Lerman, një prej personave që ajo i shkruante më rregullisht, ishte një mjek nga San Francisco Valley, në Kaliforni që e adhuronte këngëtaren. Kur pas disa kohësh Dietrich e mori vesh se për shkak të një depresioni mjeku shkonte te psikiatri pesë herë në javë për 90 dollarë çdo vizitë, iu ofrua atij t'i këndonte në telefon për të njëjtën shifër dhe në të njëjtin numër të seancave në javë. Adhuruesi pranoi dhe puna u mbarua. Mjeku i arriti t'iu jepte kuptim ditëve të tij me zërin melodioz të Dietrich; këngëtarja, një sex symbol i Shekullit XX, ia arrit t'i kalojë me më pak halle fundet e muajve.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.