VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rene Xelveger në filmin "My one and only"

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 10:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Rene Xelveger në filmin "My one and only"
E Shtunë, 08.22.2009, 12:57pm (GMT+1)

Rene Zellveger do të jetë me filmin e saj të ri në kinematë amerikane që nga dita e sotme. Filmi titullohet" My one and only", dhe bazohet në jetën aktorit Xhorxh Hamilton. Ndërsa filmi "The hurt locker" pasqyron jetën e gazetarit Mark Boul, i cili raportonte nga zona luftimesh.

Rene Zellveger dhe Kevin Bacon janë së bashku në filmin "My one and only", një film i bazuar në jetën e aktorit Xhorxh Hamilton. Në këtë film Zellweger dhe Bacon interpretojnë prindërit e Hamiltonit, An dhe Dan, të cilët ndahen. An dhe djemtë e saj adoleshentë nisin një jetë të re, duke udhëtuar anembanë Amerikës. Ann synon të gjejë një bashkëshort të ri, por në fakt kjo aventurë kthehet në një përvojë të vlefshme dhe dinamike jete.

"Jam e befasuar që dikush investoi në një film që është një film karakteri" tha Zellveger," Nuk e has shpesh këtë histori", thotë ajo.

Ikona e Hollivudit, 70 vjeçari Hamilton ka vlerësuar interpretimin e Zellveger-it në këtë film. Ai thotë se nuk e dinte dikur se fëmijëria e tij ishte kaq interesante, por me kalimin e viteve ka zbuluar se përvoja e tij jetësore në fëmijëri ka qenë plot peripeci.

Logan Leman, interpreton rolin e Xhorxhit në këtë film. Ai vlerëson së tepërmi interpretimin e Rene Zellvegerit, dhe thotë se të luash me të është shkollë më vehte. Filmi "My one and only", del nga sot në kinematë amerikane.

Filmi " The Hurt Locker" është historia e gazetarit Mark Boul, i cili hyri në Irak me një skuadër amerikane bombardimesh . Regjizore e filmit është Kathrin Bigelow, e cila ka realizuar dhe filmat "Point break" dhe "K 19: The widowmaker".  Ngjarja e filmit pasqyron një ditë me rrezikshmëri të lartë për teknikët e skuadrës së bombave mbrojtëse në Bagdat.  Filmi është xhiruar në Jordani, dhe në të ka skena që janë xhiruar pak kilometra larg Bagdatit. 

"World's greatest dad", është një komedi që vjen nën regjinë e Bobcat Goldthwait. Në këtë film interpreton aktori i njohur Robin Williams. Williams dhe Goldthwait kanë qenë miq prej 30 vitesh dhe fillimisht u mendua që Williams të merrte pjesë në filmin "Dad". Subjekti i filmit shtjellohet rreth personazhit Lance, interpretuar nga Williams, dhe marrëdhënies që ai ka me të birin, luajtur nga aktori Daryl Sabar. Ky film nis shfaqen sot në kinematë amerikane.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kameron Diazi iu përgjigjej pyetjeve të lexuesve (08.20.2009)
Marlen Ditrih ishte bërë e "varfër", këndonte në telefon për të fituar para (08.20.2009)
Xhenifer Lopez: Amësia ndryshon gjithçka (08.18.2009)
Eva Longoria Parker shtrin biznesin e saj të restoranteve edhe në aeroporte (08.17.2009)
Jeta dhe vepra e këngëtarit amerikan Pit Siger (08.16.2009)
Kujtohet 40 vjetori i festivalit të Udstokut (08.16.2009)
Don't cry for Paula Abdul (08.12.2009)
Abdul lë reality shown American Idol, nuk arrin të gjejë pajtim për rrogën (08.10.2009)
Grupi Shugarland nis turneun në SHBA (08.03.2009)
Eliza Dushku femra e gjashtë më e bukur në botë (08.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]