VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fobitë e hollivudianëve nga më absurdet
E Hënë, 08.24.2009, 11:56am (GMT1)

Frikë nga udhëtimi me avion, tmerr nga pasqyrat, drojë nga bimët: nevrasteni të vogla, mani të habitshme dhe fobi të çdo lloji tronditin më shumë se kurrë jetën e yjeve të Hollivudit, edhe të atyre që më pak mund të përfytyrohej. Deri në atë pikë sa vebsajti prestigjioz në Internet i televizionit "Fox News" ua ka kushtuar atyre një shërbim të gjatë e plot me kuriozitete. Cila është më e veçanta? Është fobia e Billy Bob Thornton, aktor yll i "Babai bastard": ish burri i Angelina Jolie është i terrorizuar nga mobiljet e modës së vjetër. E nuk është një gjë për t'u nënvlerësuar, sepse kur hyn në ndonjë mjedis ku ndodhen mobilje të para viteve 1950, e humb vetëdijën, nuk arrin të marrë frymë dhe ndjehet krejtësisht i rrënuar. Këtë e ka treguar ai vetë në televizionin Sky News, duke shpjeguar: "Një mik më ka thënë, ka të ngjarë, në jetën time të mëparshme jam vrarë me një karrike të modës së vjetër." Jo më pak i habitshëm është obsesioni i Orlando Bloom: protagonisti guximtar i "Pirates of the Caribbean" vrapon më shpejt se një kampion botëror i njëqin metërshit po të përballet me ndonjë derr. Makthi i Jonny Depp, ndërkaq, quhet claustrophobia: aktori i mrekullueshëm dhe sexy, i cili dikur pati fituar famën e të "mallkuarit", ka frikë nga kllounët.

 

 

Por "dobësitë" nuk i përkasin vetëm hemisferës mashkullore.  Përkundrazi. Në hemisferën femëror fobitë janë nga më të larmishmet. Duke filluar nga aktorja sensuale Scarlett Johansson, e cila bie në panik nga një bubazhel për të arritur te Nicole Kidman, terrorizuar nga fluturuat, për të kaluar te bukuroshja Pamela Anderson e cila vuan nga idiosinkrazia përballë pasqyrave. Idosinkrazia është sëmundja kur nuk shikon dot diçka me sy, kur diçka, siç themi ne, t'i vret sytë. Por edhe një guximtare si Madonna nuk vuan më pak nga fobitë: ajo çmndet nga bubullimat. Ndërsa Jennifer Aniston, Cher e Whoopi Goldberg kanë terror të udhëtojnë me avion. Deri edhe Uma Thurman ka dobësitë e veta. Në fakt, për të xhiruar skenën e "Kill Bill, Volume 2" në të cilën ajo ishte varrosur për së gjalli, ajo ka përjetuar ferrin: ajo vuan nga klaustrofobia, nuk rri dot në vende të mbyllura. Ndërsa "problemi" i Kim Basinger është saktësisht krejt i kundërti: agorafobia, nuk e duron dot daljen në natyrë të hapur. Por trofenë e origjinalitetit në fushën e fobive e fiton Christina Ricci: protagonistja e "Little Red Riding Hood" vuan nga batonofobia, me një fjalë, e shastisin bimët. Jo vetëm kaq, ajo nuk ka dëshirë të shkojë në pishinë, sepse trembet se mos ndonjë peshkaqen e kafshon prapa shpine.

 

 

Natyrisht, kjo nuk është asgjë, po të kemi parasyshs fobitë e panumërta të Woody Allen, i cili është terrorizuar nga insektet, nga qentë, nga kaprojt, nga ngjyrat e ndritshme, nga mjediset e ngushta, nga prania e madhe e njerëzve, ka frikë nga një mori sëmundjesh, deri ka frikë edhe nga dielli. Me një fjalë ka frikë nga gjithçka, përveç jo nga Manhatëni./Elida BUÇPAPAJ

www.Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.