VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Martesa e katërt e Xhein Fondës
E Djelë, 08.30.2009, 03:22pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Pas tri martesave dhe në moshën 71 vjeçare, ish Barbarella, gjithnjë e paparashikueshme, do të martohet me të fejuarin Richard Brooks, producent muzikor të cilin e ka njohur nëpërmjet mbesës së saj Bridget Fonda.

 

Katër martesa për legjendaren Jane Fonda. Ish Barbarella ka shpallur me bujë se do të martohet në Krishtlindje e sivjetme.

 

Lajmin për martesën e katërt të aktores e ka dhënë, në mënyrë ekskluzive, revista amerikane National Enquirer.

 

I pari "zotëri Fonda'' ka qenë Roger Vadim, regjisori francez me të cilin Jane ishte martuar prej vitit 1965 deri në vitin 1973.

 

Në regjinë e Roger Vadim, Jane Fonda do të shndërrohej në ikonën pop sexy Barbarella, në filmin me të njëjtin emër në vitin 1968, Barbarella.

 

Me Roger Vadim aktorja Jane Fonda ka një vajzë, Vanessa.

 

Në vitin 1973 ajo u martua me Tom Hayden, aktivist politik i përkushtuar, midis të tjerave, në luftën për të drejtat civile dhe kundër luftës në Vietnam. Pikërisht në këtë periudhë aktorja është mbiemëruar 'Hanoi Jane'

 

Me Tom Hayden, Jane Fonda adoptoi një vajzë në vitin 1970 dhe ka një djalë me të në vitin 1973.

 

Prej vitit 1991 deri në vitin 2001, Jane Fonda ishte e martuar me magnatin Ted Turner, pronar miliardier i CNN.

 

Midis të ftuarve në martesën e katërt të Jane Fonda do të jetë edhe Ted Turner. "Jane e Ted janë ende miq shumë të mirë thotë dikush që i njeh fare mirë - e Jane është vërtetë tejet e lumtur që dëshiron ta ndajë me Tedin gëzimin e saj.". Jane Fonda është 71 vjeçe, burri është 67 vjeç.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.