VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Xhina Davis diva më universale e Hollivudit

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 01:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Xhina Davis diva më universale e Hollivudit
E Enjte, 09.03.2009, 10:47am (GMT+1)

 

 

 

Virginia Elizabeth "Geena" Davis është njëra prej diveve të ekranit të madh që mishëron vitet 1980 në mënyrën më të përkryer: bijë e një inxhinieri dhe e një arsimtareje Genna Davis ia detyron ngjitjen e saj të hatashme një vullneti prej hekuri në kapërcimin e çdo vështirësie, pa të cilin nuk i kalonte dot një nga një të gjitha shkallët e karrierës. Pasi studioi art dramatik në Boston ajo luajti me një kompani në Nju Hempshir (New Hampshire) e cila, siç ishte zakoni në traditën amerikane, e vuri vërtetë në provë të rëndë. Stresi, stërvitjet e pafundme dhe ritmet e papërballueshme ndihmuan në ngjizjen e një aftësie të madhe të punës te ajo dhe zhdërvjelltësinë e saj të pashoqe si interpretuese.


Në 1979, ende jo e famshme, u transferua në Nju Jork ku për të kaluar nga njëra ditë në tjetrën asaj iu desh të bënte punë nga më të ndryshmet dhe më të rëndomtat, që nga shitëse në një dyqan veshjesh dhe deri te disa përfshirje në veprimtari të rastësishtme si modele. Arrin një kënaqësi të përfilshme personale kur u bë njëra prej modeleve të të famshmit katalog të Victoria Secret's. Një sukses i vogël të cilit ajo ia detyron karrierën e saj të madhe, duke pasur parasysh se pikërisht ato fotografi e prekën në shpirt regjisorin Sidney Pollack, i cili ua kishte vënë syrin talenteve të reja.

 

Pas një periudhe të shkurtër në kinematografi ajo hidhet në televizion, kur merr pjesë në dy seriale televizive të zakonshme ("Buffalo Bill" e "Sara"). Më në fund është gati për të filluar debutin e vërtetë, për të hedhur hapin e parë: Pollack në vitin 1982 e thërret për të luajtur përkrah një të shfrenuari si Dustin Hoffman në filmin "Tootsie", film zbavitës me një  Hoffman të çoroditur në fund të shkurtër dhe me të kuq në faqe. Geena Davis nga ana e saj luan rolin e një aktoreje mendjelehtë të një seriali soap-opera (film televiziv me ngjarje nga përditshmëria e rëndomtë) e cila rizgjon origjinat mashkullore të Tootsie, duke qenë e detyruar të jetë në një dhomë trukimi me të.


Po atë vit, pas një ndërprerje xhirimesh, ajo martohet me Richard Emmolo, por bëhet fjalë vetëm për një martesë vetëtimë: pa bërë asnjë vit martesë ata të dy ndahen. Geena vazhdon e vetmuar rrugën e saj të arritjes së qëllimeve të saj të larta (ambicjeve) profesionale, nuk ia lejon vetes të zhytet në aventura private e, pas një morie rolesh në serialet televizive, rikthehet prapë në ekranin e madh me filmin (The Fly) "Miza", një na inkubet në celuloid të mjeshtrit të madh, regjisorit David Cronenberg. Aftësitë e saj plastike, saktësia me të cilën vë në pah tmerrin nga qetësia, dashuria dhe frika, dhe kalimet e natyrshme nga njëra gjendja shpirtërore në tjetrën pranë fytyrës së vrazhdë të protagonistit, një haluçinanti Jeff Goldblum, përcaktojnë forcën bindëse të filmit. Ata të dy dashurohen e martohen në vitin 1987 dhe martesa e tyre zgjati vetëm tri vite.

 

Pak ishin ata që duket se nuk iu besonin aftësive të Geena Davis kur ajo bënte modelen në paserelat e Nju Jorkut. Por ata shumë shpejt do ta forconin çdo bindje dhe çdo besim për të: në vitin 1989 suksesi i The Accidental Turist - "Turist rastësisht" (firmosur nga regjisori i madh Lawrence Kasdan) ia dhuron asaj çmimin Oskar si aktorja më e mirë joprotagoniste, ndërsa vitin tjetër shndërrohet në ikonë të një filozofie të jetës me filmin "Thelma & Louise" (me regjisor një Ridley Scott në kulmin e karrierës së tij), një tjetër Oskar që padrejtësisht i ka munguar aktores.


Bën divorc nga aktori Jeff Goldblum dhe shkon në martesën e re me regjisorin Renny Harlin i cili e drejton në filmat "Hero" dhe "Spy", dy filma të cilët nuk patën ndonjë sukses të madh, por që kurrsesi nuk duhen nënvlerësuar. Edhe martesa me regjisorin Renny Harlin zgjat pak dhe, më 1 shtator 2001, Geena Davis fluturon drejt e në krahët e një mjeku, iranianin Reza Jarrahy, duke qenë i pari burrë i saj as regjisor dhe as aktor. Nga mjeku iranian Geena Davis ka ndërkohë tre fëmijë
: vajzën Alizeh Keshvar (lindur më 10 prill 2002 ) dhe vëllezërit binjakë Kian William Jarrahy e Kaiis Steven Jarrahy (lindur me operacion cezarian më 9 maj të vitit 2004).

 

Në një rikthim të saj në ekranin e vogël Geena Davis luajti rol kryesor në filmin jetëshkurtër të situatave komike The Geena Davis Show (vitet 2000-2001). Në fillim të vitit 2004 ajo luajti si motër e Grace Adler, Janet, në filmin e situatave komike të NBC Will&Grace. Roli më i rëndësishëm i kohëve të fundit ishte për të ai në serialet televizive të ABC Commander in Chief (Kryekomandanti ) ku ajo mishëron femrën e parë Presidente të Shteteve të Bashkuara. Ky rol ia dha asaj çmimin Globi i Artë (Golden Globe) si Aktorja më e mirë (Best Actress) në serialet televizive drame në vitin 2006, dhe ajo gjithashtu u kandidua për një Çmim të Shoqatës së Aktorëve të Kinematografisë, në kategorinë Aktorja e Shquar në Serialet Dramatike, ajo pati gjithashtu një kandidaturë për Emmy Award. Fakti që ajo nuk mori më shumë çmime për këtë rol tregon vetëm rëndësinë jo të duhur që ia dha televizioni ABC këtij serialit, duke mos ia bërë propagandën e merituar. Kjo u shoqërua gjithashtu edhe me ndërprerje dhe rifillime të dhënies së serive në programet e këtij televizioni duke luhatur artificialisht numrin e shikuesve.

 

Geena Davis mësoi qëkur ishte e vogël të luante në piano, të tambure dhe në organe, madje kur ishte adoleshente ajo i shoqëronte në kishë veprimtaritë në organo. Pas një qëndrimi disavjeçar në Sandviken të Suedisë, Geena Davis e mësoi rrjedhshëm suedishten. Nga ana tjetër ajo është një femër shumë sportive, ajo është jo vetëm një lojtare e mirë beisbolli (kujtojeni filmin emocionuesh "Djemtë fitimtarë" ku ajo është përkrah Tom Hanks dhe Madonna), por edhe ka qenë midis gjysmëfinalisteve të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike Botërore të Sidneit. Ndërkohë ajo është regjistruar në "Mensa", një shoqatë ndërkombëtare e përbërë vetëm nga njerëz me koeficient (tregues konstant) të lartë intelekti.

 

Ajo është tejet vepruese edhe në Women's Sports Foundation (Fondacionin e Sporteve të Grave), në një fushatë të posaçme, Geena Takes Aim (Xhina ka një qëllim) në përkrahje të Title IX, një ligj për miratim në Kongresin Amerikan që përqëndrohet në barazinë e mundësive në sporte dhe ndalimin e padrejtësive gjinore në institucionet arsimore. Po ashtu

Davis është themeluese e SeeJane, një program që kërkon rritjen e madhe të përqindjes së personazheve femra në programet mediatike për fëmijët nën njëmbëdhjetë vjeç. SeeJane është një program kombëtar jopërfitues Dads and Daughters (Baballarët dhe bijat) ku Davis shërben ai anëtare nderi e Bordit. Dads and Daughters punon për ta bërë botën më të sigurtë dhe më të ndershme për bijat.Për punën në këtë fushë më 2009 Geena Davis mori një doktoratë nderi në artet e bukura nga Bates College./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Martesa e katërt e Xhein Fondës (08.30.2009)
Projektet e reja të Hollivudit (08.29.2009)
Protokoll i orëve të fundit të Majkëll Xheksonit (08.25.2009)
Ankand i autografeve, në garë koleksionisët (08.25.2009)
Fobitë e hollivudianëve nga më absurdet (08.24.2009)
Rene Xelveger në filmin "My one and only" (08.22.2009)
Kameron Diazi iu përgjigjej pyetjeve të lexuesve (08.20.2009)
Marlen Ditrih ishte bërë e "varfër", këndonte në telefon për të fituar para (08.20.2009)
Xhenifer Lopez: Amësia ndryshon gjithçka (08.18.2009)
Eva Longoria Parker shtrin biznesin e saj të restoranteve edhe në aeroporte (08.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]