VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Xhina Davis diva më universale e Hollivudit E Enjte, 09.03.2009, 10:47am (GMT1) Virginia Elizabeth "Geena" Davis është njëra prej diveve të ekranit të madh që mishëron vitet 1980 në mënyrën më të përkryer: bijë e një inxhinieri dhe e një arsimtareje Genna Davis ia detyron ngjitjen e saj të hatashme një vullneti prej hekuri në kapërcimin e çdo vështirësie, pa të cilin nuk i kalonte dot një nga një të gjitha shkallët e karrierës. Pasi studioi art dramatik në Boston ajo luajti me një kompani në Nju Hempshir (New Hampshire) e cila, siç ishte zakoni në traditën amerikane, e vuri vërtetë në provë të rëndë. Stresi, stërvitjet e pafundme dhe ritmet e papërballueshme ndihmuan në ngjizjen e një aftësie të madhe të punës te ajo dhe zhdërvjelltësinë e saj të pashoqe si interpretuese.
Pas një periudhe të shkurtër në kinematografi ajo hidhet në televizion, kur merr pjesë në dy seriale televizive të zakonshme ("Buffalo Bill" e "Sara"). Më në fund është gati për të filluar debutin e vërtetë, për të hedhur hapin e parë: Pollack në vitin 1982 e thërret për të luajtur përkrah një të shfrenuari si Dustin Hoffman në filmin "Tootsie", film zbavitës me një Hoffman të çoroditur në fund të shkurtër dhe me të kuq në faqe. Geena Davis nga ana e saj luan rolin e një aktoreje mendjelehtë të një seriali soap-opera (film televiziv me ngjarje nga përditshmëria e rëndomtë) e cila rizgjon origjinat mashkullore të Tootsie, duke qenë e detyruar të jetë në një dhomë trukimi me të.
Pak ishin ata që duket se nuk iu besonin aftësive të Geena Davis kur ajo bënte modelen në paserelat e Nju Jorkut. Por ata shumë shpejt do ta forconin çdo bindje dhe çdo besim për të: në vitin 1989 suksesi i The Accidental Turist - "Turist rastësisht" (firmosur nga regjisori i madh Lawrence Kasdan) ia dhuron asaj çmimin Oskar si aktorja më e mirë joprotagoniste, ndërsa vitin tjetër shndërrohet në ikonë të një filozofie të jetës me filmin "Thelma & Louise" (me regjisor një Ridley Scott në kulmin e karrierës së tij), një tjetër Oskar që padrejtësisht i ka munguar aktores.
Në një rikthim të saj në ekranin e vogël Geena Davis luajti rol kryesor në filmin jetëshkurtër të situatave komike The Geena Davis Show (vitet 2000-2001). Në fillim të vitit 2004 ajo luajti si motër e Grace Adler, Janet, në filmin e situatave komike të NBC Will&Grace. Roli më i rëndësishëm i kohëve të fundit ishte për të ai në serialet televizive të ABC Commander in Chief (Kryekomandanti ) ku ajo mishëron femrën e parë Presidente të Shteteve të Bashkuara. Ky rol ia dha asaj çmimin Globi i Artë (Golden Globe) si Aktorja më e mirë (Best Actress) në serialet televizive drame në vitin 2006, dhe ajo gjithashtu u kandidua për një Çmim të Shoqatës së Aktorëve të Kinematografisë, në kategorinë Aktorja e Shquar në Serialet Dramatike, ajo pati gjithashtu një kandidaturë për Emmy Award. Fakti që ajo nuk mori më shumë çmime për këtë rol tregon vetëm rëndësinë jo të duhur që ia dha televizioni ABC këtij serialit, duke mos ia bërë propagandën e merituar. Kjo u shoqërua gjithashtu edhe me ndërprerje dhe rifillime të dhënies së serive në programet e këtij televizioni duke luhatur artificialisht numrin e shikuesve. Geena Davis mësoi qëkur ishte e vogël të luante në piano, të tambure dhe në organe, madje kur ishte adoleshente ajo i shoqëronte në kishë veprimtaritë në organo. Pas një qëndrimi disavjeçar në Sandviken të Suedisë, Geena Davis e mësoi rrjedhshëm suedishten. Nga ana tjetër ajo është një femër shumë sportive, ajo është jo vetëm një lojtare e mirë beisbolli (kujtojeni filmin emocionuesh "Djemtë fitimtarë" ku ajo është përkrah Tom Hanks dhe Madonna), por edhe ka qenë midis gjysmëfinalisteve të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike Botërore të Sidneit. Ndërkohë ajo është regjistruar në "Mensa", një shoqatë ndërkombëtare e përbërë vetëm nga njerëz me koeficient (tregues konstant) të lartë intelekti. Ajo është tejet vepruese edhe në Women's Sports Foundation (Fondacionin e Sporteve të Grave), në një fushatë të posaçme, Geena Takes Aim (Xhina ka një qëllim) në përkrahje të Title IX, një ligj për miratim në Kongresin Amerikan që përqëndrohet në barazinë e mundësive në sporte dhe ndalimin e padrejtësive gjinore në institucionet arsimore. Po ashtu Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |