VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vëllezërit e motrat "shëmtakë" të hollivudianëve
E Premte, 09.04.2009, 01:16pm (GMT1)

 

 

Pesha e një të afërmi të bukur dhe të famshëm nuk është e lehtë të përballohet. Dhe vazhdimi i kësaj përballjeje merr formë gati fatale, kur këtë e vuajnë në kurrizin e tyre vëllezërit dhe motrat e hollivudianëve, të cilët dhe të cilat më pak i ka favorizuar perëndia. Ky këndshikim paragjykues tashmë është shndërruar në një lojë të parapëlqyer në internet, ku publikohen fotogradi dhe të dhëna për familjarët jo të bukur të yjeve të Hollivudit: njëra prej këtyre galerive të fundit iu është kushtuar "shëmtakëve" të familjeve të famshme, të cilët janë objekt i përditshëm i Microsoft network.

Është fakt i pakundërshtueshëm: jo të gjithë mund të jenë si binjaket Olsen, pra Mary Kate e Ashley, pothuaj njëlloj dhe barabar të bukura. Apo si Paris e Nicki Hilton: natyra të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk ndihet keq kur ndodhet pranë tjetrës. Ndryshon pak puna kur jemi me motrën e Tom Cruise, Lee Ann Devette, e cila ka shumë pak gjë nga shikimi magnetik i vëllait. I njëjti fat i ka takuar Linda Lopezit, motrës së Jennifer Lopez.

Pa folur për motrën e Sharon Stone, e cila shumë pak ngjason me bombën sexy të Basic Instinct. Edhe Mia Tyler, gjysmëmotra e divës Liv, ndonëse modele, nuk ngjan shumë me motrën. Melanie Ciccone, motra më e re e këngëtares Madonna, duket më e vjetër në moshë se është në të vërtetë.

Ndërsa Tracy Griffith ndoshta i ngjan më shumë  me Fergie Grifith se me gruan e Antonio Banderas, bjonden Melanie. Këto janë vetëm disa shembuj të një liste të gjatë që mund të bëhej./Elida BUÇPAPAJ

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.