E Enjte, 11.26.2020, 08:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
"The Inglorious Bastards" ndër filmat më të mirë të Tarantinos
E Hënë, 09.07.2009, 04:25pm (GMT+1)

 

 

Regjisori dhe skenaristi Kuentin Tarantino ofron versionin e tij për historinë e Luftës së Dytë Botërore në filmin “Inglorious Bastards”.  I vendosur në Francën e pushtuar nga nazistët, filmi rrëfen aktivitetin e një skuadre prej 8 ushtarësh hebraiko-amerikanë në një furi naziste vrasjesh. Ata janë të paepur dhe të pamëshirshmëm me armiqtë, duke përhapur terror në rradhët e nazistëve. Sikurse dhe në filmat e mëparshëm, Tarantino shtjellon një histori imagjinare, të dhunshme dhe me nota të errëta humori.

Dialogje të zgjuara dhe personazhe të mprehta janë bashkuar me skena të dhunshme dhe të paparashikueshme. Kombinimi është befasues. Sikurse dhe në filmat e mëparshëm, regjisori ecën në gjurmët e klasikëve. Në këtë rast, ai ka huazuar nga filmi i luftës i regjisorit Robert Aldrich me titull” The dirty Dozen”.

Komploti bëhet i mprehtë kur të quajturit bastardë hartojnë një plan për të hedhur në erë një kinema franceze gjatë premierës së një filmi nazist. Bridget Von Hammersmart, një aktore e famshme gjermane, agjente e dyfishtë, ka informuar Togerin Raine se një udhëheqës i rëndësishëm i Rahjut të Tretë do të jetë pjesmarrës në premierë.

Togeri Raine ka besim se ky mision do të jetë i sukseshëm.  Por shpejt ai zbulon një rival të denjë tek Koloneli nazist Hans Landa, i cili do të mbikqyrë mbrëmjen e madhe. Një hetues brilant dhe ekzukutues gjakftohtë, Landa ka nofkën “Gjuetari i hebrenjëve’. Ai është i përzgjedhur i Hitlerit për të gjetur hebrenjtë e fshehur, dhe për t’i vrarë atë menjëherë. Stili i tij i rafinuar dhe sharmi i tij fëmijënor, fshehin brutalitetin e tij. Duke personifikuar djallin në realizimin e regjisorit Tarantino, Landa i krahason hebrenjtë me minjtë.

 

 

Tarantino ka krijuar personazhin e një gruaje të re hebreje e cila kërkon shpagim për viktimat hebraike të Rajhut të Tretë. Shoshanna Dreyfus, interpretuar nga aktorja franceze Melani Laurent, është e vetmja që i ka mbijetuar fushatës së Landas. Ajo ka fluturuar në Paris, ka ndryshuar emrin dhe është pronarja e një kinemaje të vogël. E pikërisht pronare e asaj kinemaje, ku fati e sjell që të  shfaqet premiera naziste.

Shoshanna planifikon të djegë kinemanë gjatë shfaqes së filmit. Ndërkohë, brigada po planifikon sulmin e saj ndaj kinemasë.

Personazhet e ndërlikojnë dhe intensifikojnë edhe më shumë një skenar plot intrigë që mbërrin në një mbyllje të papritur.  Tarantino e kthen historinë në pikënisjen e saj. Fotografia dhe vëmendja për detajet është mbresëlënëse në film.

Brad Pitt interpreton Togerin Raine dhe është emri i madh i filmit.  Por ai është eklipsuar në këtë film nga aktori i lindur në Austri Christoph Waltz i cili interpreton Hans Landa. Waltz fitoi çmimin si aktori më i mirë në festivalin e Kanës për rolin e tij dhe përflitet se mund të rrëmbejë dhe një çmim Oskar.

Filmi” Inglourious Basterds” është ndër më të mirët e Tarantinos. Nëse e pëlqeni stilin e tij, do ta pëlqeni edhe këtë film.Por filmi s’është për ata që s’e përballojnë dot dhunën. Skenat e dhunshme janë vula e njohur e regjisorit Tarantino. Asnjë jetë nuk është e paprekshme në botën e kinemasë së Tarantinos, dhe atje asgjë nuk është e garantuar. ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vëllezërit e motrat "shëmtakë" të hollivudianëve (09.04.2009)
Keit Blanshet plagoset në skenë (09.03.2009)
Xhina Davis diva më universale e Hollivudit (09.03.2009)
Martesa e katërt e Xhein Fondës (08.30.2009)
Projektet e reja të Hollivudit (08.29.2009)
Protokoll i orëve të fundit të Majkëll Xheksonit (08.25.2009)
Ankand i autografeve, në garë koleksionisët (08.25.2009)
Fobitë e hollivudianëve nga më absurdet (08.24.2009)
Rene Xelveger në filmin "My one and only" (08.22.2009)
Kameron Diazi iu përgjigjej pyetjeve të lexuesve (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]