VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit
E Enjte, 09.10.2009, 05:38pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Janet Jackson kurrë nuk mund ta besojë se vëllai i saj Michael nuk është më pranë saj. Në një intervistë për revistën "Harpers Bazaar" artistja 43 vjeçare flet për herë të parë për dhimbjen e saj: "E kam shumë të vështirë ta pranoj se ai është larguar prej nesh."

 

Janet e kujton me shumë mallëngjim takimin e saj të fundit me vëllain e dashur. Në një takim familjar më 14 maj ishin vëllezër e motra të lidhur në një zemër e në një shpirt. "Ne bëm atëherë shumë qejf. Ai qeshte aq shumë saqë nuk i mbante dot lotët," kujton Janet.

 

"Nganjëherë humori i tij shteronte krejt, nganjëherë ai ishte gjithë gjallëri. Ai e pëlqente shumë The Threee Stooges dhe lojën e Eddi Murphy-t në komeditë e tij. Ato e bënin të qeshte dhe e kënaqnin pa masë," tregon motra.

 

Nëse një ditë përsëri do të takohej me vëllain, do t'ia kujtonte atij të shkuarën e lumtur. "Do të doja të kthehesha përsëri në një moment të fëmijërisë sonë, të lojërave tona, të haresë sonë të pafajshme fëminore."

 

E pyetur për planet e së ardhmes, Janet thotë se kurrë nuk do t'ia harrojë fjalët e vëllait që thoshte se kurrë nuk duhet ndalur, kurrë nuk duhet mjaftuar me suksesin. Ajo përsërit gjithnjë se vëllai Michael Jackson është larguar tepër herët dhe se ai do të kishte për të dhënë tepër shumë me taletin e tij./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.