VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore
E Shtunë, 09.12.2009, 02:15pm (GMT1)

 

Voal-online "I Look To You" (Unë shpresoj tek ti), albumi i ri i Whitney Houston, dalë në qarkullim më 31 gusht, debuton në vendin e parë në klasifikimet më të rëndësishme botërore, përfshirë klasifikimet amerikane.

 

Në Evropë albumi ka hyrë drejtpërdrejt në vendin e parë në klasifikimet gjermane, italiane dhe në klasifikimin European Billboard Chart.

 

New York Times shkruan se Whitney Houston "rishfaqet në skenën ndërkombëtare me të gjitha rekuizitat e një dive të madhe". Usa Today shkruan: "E vendosur, e sigurtë, e përgatitur, artistja dëshmon se nuk ka harruar si këndohet, duke transmetuar një duf të fortë emocional."

 

Washington Post thekson se I Look To You "i prek të gjitha kordat emocionale". Associated Press pohon se "mbretëresha e popit ka ende një zë të hatashëm në gjendje t'i magjepsë dëgjuesit e saj".

 

Javën e ardhshme Whitney Houston do të jetë në stinorin e njëzetekatërt të emisionit të famshëm televiziv The Oprah Winfrey Show , në program më 14 e 15 shtator. Oprah, drejtuesja televizive më e famshme e Amerikës, e ka përcaktuar takimin me Whitney Houston "intervistën më të mirë që kam realizuar ndonjëherë". Gjatë transmetimit mund të përjetojmë një nga interpretimet më prekëse të "I Didn't Know My Own Strength" (Nuk isha e vetëdijshme për forcën time), titull që i rferohet jetës së tronditur të artistes. (http://www.repubblica.it) (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.