E Martë, 08.04.2020, 01:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Bijonse ndan gëzimin me Tejlor Suiftin
E Hënë, 09.14.2009, 08:42am (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online –Pasi Kanye West ia ndërpreu fjalën fitueses femër të videos muzikore Taylor Swift në veprimtarinë Video Music Awards inë Nju Jork të dielën, fituesja kryesore e natës së madhe muzikore bëri të sajën.

 

Kanye West është bashkëjetuesi i Beyoncé Knowles.

Teksa pranonte çmimin për videon më të mirë të vitit, Beyoncé Knowles ftoi Taylor Swift në skenë që ajo të mund të mbaronte fjalimin e saj, të cilin West ia ndërpreu, kur ajo mundi Knowles në kategorinë e parë që u shpall atë natë.

"Ky është çast i mrekullueshëm," tha Knowles. "Mbaj mend veten 17 vjeçare tek merrja çmimin tim të parë MTV me grupin Destiny’s Child dhe ai ishte një nga çastet më të hatashme të jetës sime, prandaj unë do të doja që Taylor të vijë dhe të përjetojë çastin e saj.”

Swift krejt e qeshur u shfaq duke thënë: “Ndoshta mund ta provojmë këtë përsëri.” Ajo vazhdoi duke falënderuar “të gjithë fansat e mi në Twitter dhe MySpace si dhe të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia gjatë kësaj vere”.

 

Të dyja fitueset, të dyja në veshje të kuqe flakë, krah për krah e lanë skenën së bashku.

"Ishte një veprim i mrekullueshëm dhe i hijshëm I saj," iu tha Swift reporterëve pas showt. "Ajo ka qenë gjithmonë tejet e mirë dhe mendoja se nuk mund ta doja më. Dhe sonte ndodhi diçka e mrekullueshme.”

Pa përmendur Kanye West, i cili pas incidentit kundër Swift nuk u pa më, gjithçka shkoi në mënyrë pozitive gjatë gjithë veprimtarisë. Disa nga fituesit janë:

Best Rock Video: "21 Guns," e grupit Green Day. Grupi rokoi me fansat gjatë të kënduarit dhe ftoi plot të pranishëm në skenë tek ata.

Best Pop Video:
"Womanizer" e Britney Spears. Princesha e popit ishte në tur dhe, në videon e pranimit të çmimit, ajo përsëriti një nga pamjet e saj të mëparshme ekzibicioniste të veprimtarisë së njëjtë të vitit 2000.

 


Best Male Video: "Live Your Life" e T.i. Edhe T.I. nuk ishte i pranishëm, sepse është në burg.

Best Hip Hop Video: "We Made You" e Eminemit.
Raperi i Detroitit e pranoi në mënyrë modeste çmimin e tij dhe i falënderoi fansat.

Best New Artist:
Lady Gaga, e cila kishte një maskë të kuqe në fytyrë, e pranoi çmimin I cili, tha ajo “është për Zotin dhe për këta djem”.

 

Të mos harrojmë se veprimtarinë e hapi mysafirja befasi Madonna me një nderim të përzemërt kushtuar Mbretit të Popit  Michael Jackson për të cilin ajo tha se ishte “tejet unik, tejet origjinal, tejet i rrallë. Ai ishte një mbret”.



"Djemtë e mi, 9 dhe 4 vjeç janë të çmendur pas tij.
Në shtëpinë time nuk pushojnë asnjë çast ecjet në hënë.”

 

Pas fjalimit të Madonnës, Janet Jackson doli në skenë në nderim të Michael Jackson. Duke kënduar përballe videos "Scream" ku është në qendër Michael, Janet kujtoi vëllain nëpërmjet lëvizjeve të tij të famshme karakteristike./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.people.com/people)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave (09.14.2009)
Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore (09.12.2009)
Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit (09.10.2009)
"The Inglorious Bastards" ndër filmat më të mirë të Tarantinos (09.07.2009)
Vëllezërit e motrat "shëmtakë" të hollivudianëve (09.04.2009)
Keit Blanshet plagoset në skenë (09.03.2009)
Xhina Davis diva më universale e Hollivudit (09.03.2009)
Martesa e katërt e Xhein Fondës (08.30.2009)
Projektet e reja të Hollivudit (08.29.2009)
Protokoll i orëve të fundit të Majkëll Xheksonit (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]