VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Brus Springstin sot është 60 vjeç

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Brus Springstin sot është 60 vjeç
E Mërkurë, 09.23.2009, 07:44am (GMT+1)


 

Voal-online -Sot, më 23 shtator, Bruce Springsteen shuan 60 qirinj, dhe e bën, vini re, mu në mes të një vargu koncertesh. Më 21 ka kënduar në Des Moines, shteti Aiova (Iowa), ndërsa më 30 shtator deri më 9 tetor do të jetë në Giant Stadium, ku do të japë pesë koncerte të do të jenë të fundmet e një veprimtarie të organizuar në stadiumin e Nju Jorkut (ndonëse fizikisht stadiumi ndodhet në shtetin e Nju Xhersit) para se stadiumi të jetë shembur. Turi, nisur në mars, do të mbarojë më 22 nëntor. Deri tani për koncertet e Bossit 2009 janë shitur dy milionë bileta dhe Bruce Springsteen e legjendari E Street Band vazhdojnë të dhurojnë shfaqje entusiazmuese, që ua kujtojnë adhuruesve maratonat epike të viteve 1970 kur miti i Bossit do zë zinte fill.

 

Roku është përftuar nga një e tashme e përjetëshme, një muzikë që pohonte lindjen e të riut si kategori sociale e nuk parashikonte plakjen. Prandaj 60 vitet e një rokstari tregohen gjithnjë si një ballafaqim i pashmangshëm, pothuaj gjithnjë humbës, me shkëlqimin e së kaluarës.

 

Springsteen është një pjekurinë e tij të plotë, i vetëdijshëm për këtë, përveçse një roker i mrekullueshëm, një simbol, një burrë që duke shkuar pas ëndërrave të tij është bërë një nga përfytyrimet më të bukura të Amerikës. Nuk qe rastësi fakti që ai u thirr të luajë pranë plakut të madh Pete Seeger, në koncertin perurues të presidentit të ri amerikan Barack Obama dhe që më gjashtë dhjetor të vitit të shkuar do të marrë, bashkë me Robert De Niro, Mel Brooks, Dave Brubeck dhe këngëtaren lirike Grace Bumbry, çmimin Kenny Center Honor, një nga nderimet më prestigjioze të Amerikës. Në moshën 60 vjeçare Bruce Springsteen jep koncerte treorëshe pa ndërprerje, dhe ndërmjet tetorit 2007 e janarit 2009 ka publikuar dy albume të reja. Asnjë prej kolegëve me 40 vjet karrierë nuk ka arritur të mbetet për kaq shumë kohë këtë nivel.

 

Historia e tij është vërtetë një copë ëndërre amerikane, historia e një djaloshi pa një cent në xhepa, rritur në Nju Xhersi, i cili mëson të luajë e të këndojë rock'n'roll me një radio tranzistor dhe debuton në një klub me 100 shikues, pastaj regjistron kryeveprën "Born To Run" (Lindur për të rendur), më 1975 kur kontrata diskografike po skadonte dhe kishte vetëm dy koncerte në program, duke bërë për vete publikun e arenave, e më në fund falë "Born in the USA" (Lindur në SHBA) bëhet një yll i rëndësisë së parë. Historia e tij ka qenë një rritje e përditshme nëpërmjet stërmundimeve të palodhshme.

 

Bruce ka qenë gjithmonë një njeri i dlirë, një punëtor i paepur, një njeri që ka besuar gjithmonë në atë që ka bërë dhe që ka ditur t'iu japë temave të tij një përmasë epike. Publiku e mdo sepse është i besueshëm, sepse mbron parime e ideale të një bote më të drejtë e më të pastër, sepse është njëri prej nesh dhe është më i zoti se të gjithë. Është mrekulli të shohësh një artist që adhurohet prej më shumë se 30 vitesh duke mos u bërë parodia e vetvetes, një artist që ka përshkuar gjithmonë rrugën e tij, duke u përballur me rreziqe qoftë artistike, qoftë politike. (http://www.ansa.it)


 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Suri Cruise me taka (09.22.2009)
Xhudi Denç, Queen Dench (09.20.2009)
Duke ndjekur Julia Robertsin në Napoli (09.15.2009)
Bijonse ndan gëzimin me Tejlor Suiftin (09.14.2009)
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave (09.14.2009)
Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore (09.12.2009)
Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit (09.10.2009)
"The Inglorious Bastards" ndër filmat më të mirë të Tarantinos (09.07.2009)
Vëllezërit e motrat "shëmtakë" të hollivudianëve (09.04.2009)
Keit Blanshet plagoset në skenë (09.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]