VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm
E Hënë, 09.28.2009, 09:32am (GMT+1)

 

Hollivudiani i abonuar me çmimet Oskar lindi më 1937 në Neptune, New Jersey. Emri i tij i vërtetë është John Joseph Nicholson. Pak pas lindjes së tij, babai braktisi familjen, dhe Jack do të rritej kryesisht nga gjyshja Ethel. Interesante është se ai ka menduar gjithmonë se Ethel ishte nëna e tij, ndërsa June e Lorainne ishin motrat e tij. Por vetëm kur ishte 37 vjeç e ka marrë vesh se Ethel ishte në realitet gjyshja, ndërsa June ishte nëna e tij, mbetur shtatzënë me atë kur ishte vetëm 16 vjeçare. Këtë fakt ai do ta merrte vesh nga një gazetar i revistës Time. Por ndërkohë edhe nëna, edhe gjyshja kishin vdekur, respektivisht më 1963 dhe 1970.

June Frances Nicholson (emri i artit June Nilson) ishte martuar me shoumenin Donald Furcillo (emri i artit Donald Rose) më 16 tetor 1936, në Elkton të Merilendit, gjashtë muaj para se ai të lindte. Nëna e June, Ethel, nguli këngë që ajo ta rritte foshnjën, në mënyrë që june, të vazhdonte pa pengesë karrierën.

Nick, siç njihej ai nga shokët e shkollës, kreu arsimin e mesëm më 1954. Trupa e teatrit të shkollës mban emrin e tij. Më 2004 ai mori pjesë në takimin me shokët e klasës 50 vjet pas mbarimit të shkollës. Biografi i tij, Patrick McGilligan, thotë se Jack Nicholson ka baba të vërtetë Eddie King, manaxherin e nënës.

Ai ka pasur lidhje romantike me shumë aktore dhe modele përgjatë dhjetëra viteve. Lidhjen më të gjatë, 17 vjet, e ka pasur me aktoren Anjelica Huston, bijë e regjisorit të filmave John Huston. Bashkëjetesa e tyre përfundoi kur mediat njoftuan se Rebecca Broussard ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Me këtë të fundit pati edhe një fëmijë tjetër. Jack është fans i basketbollit, porsaçërisht ekipeve New York Yankees dhe Los Angeles Lakers. Si adhurues i çmendur ai ka pasur edhe probleme me drejtësinë për sjelljet e tij gjatë ndeshjeve, sidomos kundër vendimeve të arbitrave.

Kur ishte 17 vjeç u transferua në Los Anxhelos ku e filloi karrierën në kinema: u regjistrua në kusin e artit dramatik të Jeff Corey, ku pati mjeshtër Martin Landau. Në Los Anxhelos ai e thelloi miqësinë me Dennis Hopper e Roger Corman. Në ato vite u martua edhe me Sandra Knight: martesa do të zgjaste vetëm pesë vjet, nga 1962 deri më 1967. Në vitet 1970 nuk e fshehu se përdorte drogat. Sidomos i ka përdorur ato gjatë bashkëpunimit me Stanley Kubrick tek por realizonin skenat përfundimtare të "2001- Odisea në hapësirë". Jack Nicholson nuk u martua më, pati vetëm bashkëjetesa, fejesa, marrëdhënie të shkurtëra dashurie, flirte të panumërta.

Nicholson e filloi karrierën si aktor, skenarist dhe producent duke punuar, mes tjerëve, me Roger Corman. Me Corman ai pati rolin e parë kinematografik në The Cry Baby Killer (1958), ku ai luan një djalosh keqbërës të cilin e kap paniku pasi qëllon mbi dy adoleshentë të tjerë; The Little Shop of Horrors (1960), në të cilin ka një rol të vogël të një pacienti mazohist tek dentisti; dhe dy role në dy filma të tjerë të Roger Corman, The Raven (1963) dhe The Terror (1963), ku kishte patnere aktoren Sandra Knight. Gjatë viteve 1960 ai u afirmua edhe si skenarist, me filmat Thunder Island (1963), Flight to Fury (1964), Ride in the Whirlwind (1965), dhe Head (1968). Ndërkohë ai do të luante edhe në seriale televizive so The Andy Grifith Show nën petkun e personazhit Marvin Jenkins në vitet 1966-1967. Për një periudhë ai provoi edhe shijen e regjisorit të filmave si The Trip (1967), ku kanë rolet kryesore peter Fonda dhe Dennis Hopper.

Suksesi i tij i parë i madh arrin me Easy Rider (1969), në të cilin bie në pah me debatin e tij të zjarrtë mbi Venusianët. Do të ishte film manifest i atyre viteve dhe do t'ia jepte atij kandidaturën e parë të tij për Oskar si aktori më i mirë jo protagonist. Një kandidaturë si aktori më i mirë do të vinte vitin pasues për rolin e tij në Five Easy Pieces (1970). Po atë vit ai luan në On a Clear Day Yuo Can See Forever, ku luan personazhin e Daisy Gamble, gjysmëvëlla i Barbra Streisand. Nga filmat e tij të hershëm më të rëndësishëm janë edhe The Last Detail (1973) dhe filmi klasik triller i zi i Roman Polanskit, Chinatown (1974). Nicholson u kandidua për aktorin më të mirë për të dy filmat. Ai luajti edhe në Tommy (1975) dhe The Passenger (1975).

Jack Nicholson e fitoi çmimin e tij të parë Oskar (Academy Award) për aktorin më të mirë në rol kryesor për portretizimin e Randall P. McMurphy në filmin One Flew Over the Cuckoo's Nest të regjisorit Millosh Forman më 1975. Atij ndërkohë i ofrohet roli i Michael Corleone në filmin The Godfather, por ai nuk e pranon dhe pastaj i jepet aktorit Al Pacino. Pas çmimit të parë Oskar filluan t'i jepen role më të pazakonshme. Pati një rol të vogël në The Ladt Tycoon, përballë Robert De Niros. Pastaj një rol më pak simpatin në filmin uestern The Missouri Breaks, vetëm nga dëshira për të punuar me Marlon Brandon. Në vijim ishte regjisor i filmit uestern komedi Goin' South. Edhe pse ai nuk mori asnjë vlerësim për rolin në filmin e Stanley Kubrick, The Shining (1980) ai mbetet një nga rolet më domethënëse të Nicholson. Çmimin tjetër Oskar do ta merrte për rol jokryesor Terms of Endearment (1983) ku mishëronte personazhin e astronautit pensionist Garrett Breedlove. Në këtë periudhë pati role kryesore në The Postman Always Rings Twice (1981), Reds (1981), Prizzi's Honor (1985), The Witches of Eastwick (1987) dhe Ironweed (1987). Për këto të fundit pati tri kandidime radhazi për çmimin Oskar. Filmi i vitit 1989, The Batman, ku Nicholson luajti personazhin The Joker, ishte një hit botëror, me një fitim përrallor nga biletat e kinemave, duke ia dhënë aktorit Nicholson përqindjen prej $60 milionë. Nicholson do të rimerrte rolin e The Joker në filmin e pestë të serialit The Batman (Batman Triumphant) në vitin 1999, por studioja Warner Bros. E pezulloi projektin.

Për rolin në A Few Good Men (1992), një film për një vrasje në një njësi të US Marine Corps, ai mori një tjetër kandidaturë për Oskar. Ky film përmban thënien e Nicholson "You can't hndle the truth!" (Ti nuk mund ta administrosh të vërtetën!). Kjo skenë që atëherë u bë shumë e njohur dhe shumë e imituar. Nicholson do të fitonte çmimin tjetër Oskar në rol kryesor si Melvin Udall, një autor neurotik në filmin As Good as It Gets (1997), me regji të James L. Brooks.

Me filmin About Schimdt (2002), Nicholson pati një tjetër kandidaturë të aktorit më të mirë për çmimin Oskar. Në komedinë Anger Management po atë vit është shumë i suksesshëm.

Në vitin 2003 ai luan në Something's Gotta Give një playboy plak që bie në dashuri me të bijën e së fejuarës (Diane Keaton). Më 2006 Nicholson shpalosi anën e tij të errët në rolin e një mafiozi sadist në filmin The Departed. Në nëntor 2006 ai filloi të xhirojë në filmin The Bucket List. Filmi do të dalë në fund të 2007. Ai ka përballë aktorin Morgan Freeman, ku ata janë dy burra të cilët pasi kanë shkuar në atë botë bëjnë listën e gjërave që nuk i kanë përmbushur gjatë jetës. Në kërkimet për rolin, Nicholson vizitoi një spital në Los Anxhelos për të përjetuar gjendjen e të sëmurëve.

Aktori Jack Nicholson është kandiduar për çmimin Oskar (në role kryesore ose jokryesore) në pesë dekada të ndryshme: 1960, 1970, 1980, 1990, dhe 2000. I vetmi aktor tjetër që ka arritur të njëjtën gjë është Michael Caine. Me 12 kandidime deri tani (8 të tilla për Best Actor Aktori më i Mirë, dhe 4 për Best Supporting Actor Aktori më i Mirë Jokryesor), Jack Nicholson është aktori mashkull me më shumë kandidime në historinë e çmime Oskar (Academy Awards). Ai fitoi edhe shtatë Golden Globe (Globi i Artë) dhe mori Nderimet e Qendrës Kenedi (Kennedy Center Honors) më 2001.

Artist i gjithanshëm dhe njeri i gjithanshëm, Jack Nicholson është i pranishëm në kinematografi prej më shumë se 40 vjetësh pa ndërprerje, duke arritur të jetë një nga aktorët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 1996 revista britanike Empire e klasifikoi si njërin ndër gjashtë artistët më të mirë të Shekullit të Njëzetë.

 

Ndonëse nuk ishte shprehur ndonjëherë për pikëpamjet e tij politike, Nicholson e konsideron veten një demokrat të përjetëshëm. Më 4 shkurt 2008, ai shpalli përkrahjen për Senatoren Hillary Clinton në garën e saj për Presidente të SHBA. Gjatë një interviste në radio,  Nicholson tha: "Zonja Clinton është përkushtuar në shumë çështje, që nga përkujdesja mjekësore, deri tek reformat e drejtësisë dhe ato ushtarake, ajo ka folur për gratë dhe ka folur për amerikanët. Dhe është koha të kemi një President me personalitet të fortë."

Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger dhe First Lady Maria Shriver shpallën më 28 maj 2008 se Nicholson do të përfshihet në California Hall of Fame, që ndodhet në The California Museum for History, Women and the Arts. Ceremonia u zhvillua më 15 dhjetor 2008 ku ai do të ishte përkrah 11 kalifornianëve legjendarë. Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Brus Springstin sot është 60 vjeç (09.23.2009)
Suri Cruise me taka (09.22.2009)
Xhudi Denç, Queen Dench (09.20.2009)
Duke ndjekur Julia Robertsin në Napoli (09.15.2009)
Bijonse ndan gëzimin me Tejlor Suiftin (09.14.2009)
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave (09.14.2009)
Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore (09.12.2009)
Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit (09.10.2009)
"The Inglorious Bastards" ndër filmat më të mirë të Tarantinos (09.07.2009)
Vëllezërit e motrat "shëmtakë" të hollivudianëve (09.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]