VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës
E Mërkurë, 09.30.2009, 08:57am (GMT+1)

 

 

 

Më 1967 Adriano Celentano e gruaj e tij Claudia Mori, në një këngë të famshme, pohonin se ishin çifti më i bukur në botë. Por ndoshta kurrë nuk e kishin përfytyruar se saktësisht 40 vjet më vonë shkencëtarët polakë, nëpërmjet teknologjive më moderne, do të përkufizonin saktësisht masat dhe përpjesëtimet që çdo pjesë e trupit të një burri dhe të një gruaje duhet të jenë në mënyrë që të konsiderohen "çifti më i bukur në botë". Ky studim që do t'i interesonte veçanërisht botës së industrisë artistike është kryer nga studiues të Universitit të Gdanskut, në Poloni: ata i kanë shqyrtuar masat dhe përpjesëtimet e 24 finalistëve të një gare të bukurisë kombëtare, njëfarë "Miss Polonia", bashkë me statistikat që iu përkisnin 115 femrave shumë të bukura. Ata kanë pohuar se ndërsa pesha, shtatlartësia dhe beli janë kategori të përdorura për të përkufizuar që një femër është e bukur, masat e studiuar nga shkencëtarët përkufizojnë ndryshimet midis "femrave super" dhe të gjitha të tjerave. Për burrat, ndërkaq, sipas shkencëtarëve, masat kryesore janë beli, shtatlartësia dhe gjerësia e shpatullave. Femra më afër përkryerjes si më e bukura në botë është Naomi Campbell: "pantera e zezë" në fakt ka një bel tri herë më të vogël se trashësinë e gjoksit. Campbell, ka cilësitë e femrës së përkryer, këmbë të gjata, kofshë dhe pulpë më të kolme se të femrave të tjera. Burri më afër fizikut të përkryer është ndërkohë aktori 32-vjeçar Christian Bale, protagonist i disa interpretimeve të Batman në ekranin e madhe të "The Prestige": është në fakt më i lartë se një metër e tetëdhjetë dhe i ka këmbët të të njëjtës gjatësi me pjesën e sipërme të trupit. Përpjesëtimi midis këmbëve dhe trupit e bën atë të duket edhe më muskuloz dhe ky përpjesëtim e përcakton edhe përkryerjen trupore të burrit. Studimi përkufizon edhe se për një femër shtatlartësia ideale është 1 metër e 75 centimetër, ndërsa beli duhet të jetë sa 76% e kraharorit dhe sa 70% e vitheve. Është e kotë të përsërisim se Naomi Campell afrohet në mënyrë të jashtëzakonshme me këto shifra. "Hijeshia e trupit të një femre është njëri prej faktorëve më të rëndësishëm të zgjedhjes së një partnereje nga ana e burrave dhe ta dish cilat janë format e përkryera të gjinisë tjetër është themelore për të kuptuar evolucionin e psikologjisë," ka shpjeguar Leszek Pokrywka, shkencëtari që e ka udhëhequr studimin./Elida BUÇPAPAJ

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm (09.28.2009)
Brus Springstin sot është 60 vjeç (09.23.2009)
Suri Cruise me taka (09.22.2009)
Xhudi Denç, Queen Dench (09.20.2009)
Duke ndjekur Julia Robertsin në Napoli (09.15.2009)
Bijonse ndan gëzimin me Tejlor Suiftin (09.14.2009)
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave (09.14.2009)
Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore (09.12.2009)
Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit (09.10.2009)
"The Inglorious Bastards" ndër filmat më të mirë të Tarantinos (09.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]