E Premte, 03.29.2024, 08:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Deivid Leterman: Si u kërcënova me gjobë 2 milionë dollarëshe
E Premte, 10.02.2009, 11:02am (GMT+1)

 

Voal-online Agjencia Reuters bën të ditur sot se moderatori  i talk-show televiziv David Letterman tha të enjten se kishte qenë viktimë e një zhvatjeje të $2 milionëve nga një burrë që e kërcënoi se do të shkruante një skenar për aferat e David Letterman me të punësuarat e emisionit të tij.

 

Letterman iu rrëfeu shikuesve të tij të emisionit të CBS, "Late Show with David Letterman" (Shfaqje e orëve të vona me Deivid Letermen" se ai gjeti një paketë në veturën e tij para tri javësg nga një person që mëtonte të kishte informacion lidhur me aferat e tij intime dhe që kërkonte $2 milionë për të shmagur publikimin e tyre.

Ai citoi një shënim që thoshte: "E di se ti bën ca gjëra të tmerrëshme, tejet të tmerrëshme dhe unë mund t'i dokumentoj këto gjëra të tmerrëshme, tejet të tmerrëshme."

 

"Patjetër në paketë ishin provat që tregonin për këto gjëra të tmerrëshme," shtoi Letterman.

 

62-vjeçari që është martuar kohët e fundit, tha se pasi i këshillua me avokatin e tij, ia arriti të takohet me personin, i cili tha se kish në plan të shkruante një skenar dhe një libër lidhur me "të gjitha këto tmerre" të Letterman nëse ai nuk paguante.

 

"Tmerret ishin se unë kisha marrëdhënie me femrat që punojnë në emisionin tim," iu tha Letterman shikuesve të tij të tronditur, të cilët nuk dinin si ta prisnin këtë histori dhe filluan të qeshin e të duartrokasin duke borohoritur.

 

"Përgjigja ime ishte: po unë kam marrëdhënie," tha Letterman. "A do të ishte shqetësuese nëse publikohen? Ndoshta po, sidomos për femrat."

 

"Ishte vërtetë një përvojë bizare. Ndjeva se duhej t'i mbroja ato. Sidomos duhej ta mbroja familjen time. Duhej ta mbroja veten. Shpresoj se do ta mbroj edhe punën time," tha ai.

 

Letterman tha se ai shkoi në zyrën e Prokurorit të Distriktit Manhattan. "Ata më thanë: Epo ky është një shantazh," tha Letterman.

 

Hetimi çoi në një arrestim të enjten në mëngjes. Si pjesë e hetimit, Letterman tha se dorëzoi një çek "të rremë" $2 milionë tek personi.

 

Nuk u dhanë hollësi të tjera për të dyshuarin, për zyrtarin e Prokurorisë apo vetë Lettermanin himself.

CBS lëshoi një deklaratë ku thuhej se një punonjës në "48 Hours" ishte nën hetime dhe u arrestua të enjten me akuzën për orvatje zhvajtjeje të përmasave të mëdha.

 

"Punonjësi ishte pezulluar në pritje të rezultatit të hetimit," tha CBS. "Z. Letterman foli për ngjarjen gjatë transmetimit të emisionit të tij të enjten në mbrëmje, dhe mendojmë se faktet flasin vetë."

 

Letterman, i cili ishte i martuar edhe një herë tjetër, është shumë privat dhe rrallë është fotografuar me familjen e tij. Ai është martuar me bashkëjetuesen e një kohe të gjatë Regina Lasko në mars. Ata kanë një djalë të lindur më 2003.

 

Emisioni i tij është ndër 10 emisionet televizive më të shikuara në Amerikë. (http://www.reuters.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës (09.30.2009)
Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm (09.28.2009)
Brus Springstin sot është 60 vjeç (09.23.2009)
Suri Cruise me taka (09.22.2009)
Xhudi Denç, Queen Dench (09.20.2009)
Duke ndjekur Julia Robertsin në Napoli (09.15.2009)
Bijonse ndan gëzimin me Tejlor Suiftin (09.14.2009)
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave (09.14.2009)
Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore (09.12.2009)
Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit (09.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]