VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Koguaret", hollivudianet në moshë që gjuajnë djelmosha

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
"Koguaret", hollivudianet në moshë që gjuajnë djelmosha
E Shtunë, 10.03.2009, 11:02am (GMT+1)

    Në foto: Eshton Kuçer dhe Demi Mur

 

Nëse një kohë ishin burrat, sidomos ata në krizën e mesomoshës, në gjah për femra të reja dhe çamarroke, tani ka ardhur radha e grave. Quhen "cougars" (shqiptohet në anglisht kugër me theks te u e zgjatur dhe emërton një kafshë grabitqare, puma, karakteristike për Amerikën nga Kanadaja deri në Patagonia të Argjentinës) dhe është nofka që iu jepet grave në moshë të cilat kërkojnë bashkëjetues shumë më të rinj, për qëllim jo vetëm fizike por edhe sentimentale. Prirja është në rritje vitet e fundit. Siç ka deklaruar Amy Kean, eksperte e marrëdhënieve intime, në një intervistë për CBS: "Gjithmonë gratë janë vlerësuar për bukurinë dhe freskinë e tyre, ndërsa burrat për zotësinë e tyre si kryetarë të familjes. Por tani kur gratë kanë karriera fantastike, dinë të qeverisin veten. Nuk kanë më nevojë për burrat si dikur." Kjo dukuri ka pushtuar pjesën më të artë të Hollivudit dhe janë shumë gratë më "agé" që zgjedhin të rinj të fejuar apo bashkëjetues, duke filluar nga e hatashmja Demi Moore, lumturisht e martuar me Ashton Kutcher, 25 vjet më i ri. Ose Halle Berry, fituese e Oskar, e dyherëdivorcuar, e cila bashkëjeton me fotomodelin Gabriel Aubry, 9 vjet më i ri. Ose Susan Sarandon, e cila prej 20 vjetësh bashkëjeton me Tim Robbins,12 vjet më i ri. Gra si Madonna, martuar tetë vjet me Guy Ritchie, dhjetë vjet më i ri, ose Kim Cattrall, që luan sensualen Samantha Jones tek Sex in the City, e cila është lidhur me guzhinierin kanadez Alan Wyse, 14 vjet më i ri, simpatikja Monica e serialit Friends (Courtney Cox), e cila është martuar me David Arquette, 11 vjet më i ri se ajo. Ato nuk kanë kohë e durim të rrinë me burra të moshës së tyre, të cilët iu duken "tepër pleq e të rrënuar". Deri Gina Lollobrigida, 80 e sa vjeç, ishte e lidhur shumë kohë me spanjollin Javier Rigau Rafols, 35 vjet më i ri...

 

Kjo prirje është njohur nga autorja kanadeze Valerie Gibson, e cila ka shkruar një libër, sociologjik dhe artistik. Quhet "Cougars: A Guide for Older Women Dating Younger men" (Koguaret: një udhëzues për gratë në moshë që shoqërohen me burra më të rinj) ku shpjegon sekretin zbavitës të këtyre grave: "Koguaret - shkruan Eliot janë shumë të rryera, shumë zbavitëse, shumë sensuale, në kontroll të përkryer të jetës së tyre. Janë plot energji dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me burra të moshës së tyre. Janë në formë dhe gëzojnë shëndet të plotë, kanë sukses e janë të pavarura nga burrat. Kjo gjë iu pëlqen shumë partnerëve të rinj." Të njëjtën temë ka edhe filmi "Cougar Club", me Faye Dunaway, Carrie Fisher e Izabella Scorupco (ish Bond Girl) ku një grup grash në moshë dhe të zhgënjyera nga burrat e tyre, vërshojnë në lokalet e qyteti në gjueti të "gjakut të njomë". Sipas Kean, kjo prirje do të rritet në të ardhmen: "Gratë nuk kanë hiç ndërmend të kthehen në rolet e mëparshme. Tani duan të bëjnë çfarë të dëshirojnë."/Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E ardhmja e Polanskit (Triptik) (10.03.2009)
Deivid Leterman: Si u kërcënova me gjobë 2 milionë dollarëshe (10.02.2009)
Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës (09.30.2009)
Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm (09.28.2009)
Brus Springstin sot është 60 vjeç (09.23.2009)
Suri Cruise me taka (09.22.2009)
Xhudi Denç, Queen Dench (09.20.2009)
Duke ndjekur Julia Robertsin në Napoli (09.15.2009)
Bijonse ndan gëzimin me Tejlor Suiftin (09.14.2009)
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave (09.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]