VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bijonse shfajëson Uestin
E Mërkurë, 10.07.2009, 04:46pm (GMT1)

 

Voal-online Femra tjetër në qendër të skandalit flagrant të Kanye West në veprimtarinë Video Music Awards më në fund flet botërisht.

 

Beyoncé Knowles, humbja e së cilës përballë Taylor Swift në kategorinë Best Female Video e bëri të West të vërshojë në skenë dhe t'ia marrë mikrofonin këngëtares Swiftt nga dora më 13 shtator, thotë se ajo e kupton arsyen pse raperi veproi ashtu.

"I kuptoj mirë qëllimet e tij dhe e di që ai po ngrinte krye për hir të artit. Para se të shpallej fituesja, kur po shqiptoheshin emrat e kandidateve, ai më tha mua: Ky çmim është yti." Kështu tha ajo në një intervistë me Gayle King në revistën "O: The Oprah Magazine".

"Kur nuk isha unë fituesja, ai u shokua krejtësisht," tha në intervistë Knowles, 28 vjeçe. Më tej ajo shtoi: "Dhe kur u ngjit në skenë, ai po shqiptonte 'jo, jo, jo!' e pastaj filloi të flasë. Dhe unë vazhdoja 'oh, jo, jo, jo!' "

Kur Beyoncé fitoi çmimin Video of the Year më vonë atë mbrëmja, atëherë thirri në skenë kolegen Swift dhe ia dha mundësinë këngëtares yll të muzikës country ta mbaronte fjalimin e saj.

 

"Në fund, gjithçka u shndërrua në një natë të mrekullueshme, dhe Taylor Swift pati momentin e saj kulmor dhe unë nuk mbajta fjalën e pranimit të çmimit," shtoi Knowles në intervistë. (http://www.people.com/people)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.