VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria
E Mërkurë, 10.14.2009, 11:48am (GMT+1)

   Kurt Cobain                                                       Courtney Love

 

Ja e vërteta ime: Courtney Love ka lindur në San Francisco më 1962. Drogat, vdekja e Kurtit, dhe vajza jonë: ja e vërteta ime. Nga reformatore në olimpin e rokut: veja kundërthënëse e liderit të grupit Nirvana tregon jetën e saj të vështirë në librin e saj skandaloz të kujtimeve, Dirty Blonde (Bjondja e ndyrë). Dhe pranon: "Isha një bajgë, por për fat më shpëtoi dashuria. Kam thënë gjithmonë se nuk do të shkruaj kurrë libër. Dhe ky që keni në duar nuk është libër. Është një përmbledhje e të gjithçkaje të mbetur nga jeta ime deri tani dhe që dëshiroj ta ndaj me dikë tjetër. Kaq shumë gjëra të mia janë bërë shkrumb (qoftë realish, qoftë metaforikisht) përballë sfidave që fati më kishte rezervuar. Më kanë pyetur pse po e rrëfej jetin time:  besoj se arsyeja është se pas gjithë atyre viteve të tmerrëshme që kam përshkuar, kisha nevojë ta përkufizoja veten time, në të mirë e në të keq, dhe mënyrën time të të menduarit, të të ekzistuarit, të të jetuarit. Vlerat e mia kanë ndryshuar pa masë me kalimin e kohës: tani jam një budiste praktikante, jam esëll dhe përdor vetëm ushqime bimore krejtësisht biologjike - pra dietë makrobiotike. Kam qenë katolike, për pak kohë kam praktikuar Shientologjinë (Scientology), kam studiuar tekstet e magjisë Uika (Wicca) të bibliotekës së Eugjenit, Oregon, për t'i shtriguar djelmoshat e pafajshëm të klasës së katërt fillore. Kam vjedhur shpesh gjëra të vogla nëpër dyqane e kam qenë veprimtare shoqërore, dhe një bajgë e ndyrë. Dua vetëm që nga këto kujtime të miat lexuesi ta dijë se në çfarë mënyrë kam jetuar dhe, për pasojë, si kanë lindur këngët e mia. Kur është puna të them ato që ndjej, nuk i kursej fjalët. Si të gjithë, më pëlqejnë fjalitë e sterholluara dhe delikate si të yjeve të kinemasë, por jam edhe një luftëtare e bindur për të drejtat e femrave dhe kam një vetëdijë të fortë politike. Gjatë leximit do të gjeni një zbrazëtirë praktikisht tërësore prej rreth katër vjet të jetës sime: arsyeja është se atëbotë unë drogohesha dhe asgjë nga ato që krijoja atëherë nuk kishte asnjë kuptim. Ndoshta dikujt tjetër vitet e drogës i kanë ndihmuar të arrijnë sferën e yjeve dhe të superyjeve; në jetën time ato nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse dhimbje të shurdhër dhe dërmuese, trishtim dhe shkatërrim të njerëzve të mi, sidomos të vajzës sime. Nuk e kam qarë kurrë vdekjen e burrit tim siç do të kisha dashur. Dhe më në fund jam përballur me vitin 2000.

 

Nuk jam duke u shtirur sikur po ju them të vërtetën, por ju rrefej me zemër të hapur se jeta rrugaçe dhe shtrige që kam bërë, më ka dhuruar shumë aventura të jashtëzakonshme. Kam përshkuar një rrjedhë fantastike deri tani, plot muzikë, shpresë dhe lavdi, plot me tragjedi, plot me të fejuar dhe poezi të paskaj e të pafund. Dhurata më e madhe që kam marrë qëkur isha e vogël ka qenë rritja pa e njohur ndjenjën e frikës. Duhet përballur me rreziqe, duhet të dashurosh vetveten dhe duhet të kesh guxim t'i shalosh fantazmat e tua dhe të ecesh në territore të pashkelura; në këto kërkim të pareshtura unë jam ushqyer nga dëshira përvëluese për t'ia arritur gjithsesi suksesit. Tani jam roja e thesarit të së shkuarës sime. Dhe tregohem e kujdesshme, e duruar për të jetuar pjesën e dytë të jetës sime. E mbi të gjitha e falënderoj Zotin për bijën time: ajo është dielli im dhe hëna ime. Iu jam mirënjohëse edhe miqve të mi, të cilët në raste të panumërta më kanë shpëtuar nga vetja ime. Ju falënderoj për mundësinë që i kam ndarë me ju këto pjesë të jetës sime, këto copëza të mendimeve të shpërndara kuturu: kam besuar gjithmonë në idenë se të mbaja me vete penën dhe atë gjë prej druri me gjashtë tela për t'i fiksuar ato në një këngë ose në një ditar: tronditjet shokuese, antkhin, vrazhdësitë dhe bukuritë, çdo çast të gjithë këtyre. Kemi vetëm një jetë, por ajo është një mrekulli. Fjalët e mia të fundit janë të thjeshta dhe përpiqem të jem serioze: Dashuria është e vërteta e kësaj bote; dashuria për njerëzimin, dashuria për vetveten, dashuria për familjen, dhe dashuria për miqtë tanë. Dashuria është tipari më fisnik njerëzor, dhe unë jam krenare se kam dashur shumë njerëz dhe që ata ma kanë shpërblyer. Këto e bëjnë jetën të denjë për t'u jetuar. Ju uroj çdo të mirë, Courtney".

 

Nuk është pranuar në Klubin Miki Mauz

 

Në vitin 1976, Courtney paraqit kandidaturën për pranim në Mickey Mouse Club, shfaqjen televizive ku kanë marrë pjesë, midis tjerësh, Britney Spears dhe Christina Aguilera. Por ajo nuk u pranuar. Në atë kohë e kishte mbiemrin Coco (Koko).

"E dashur Coco: faleminderit që na i keni dërguar fotografitë e tua dhe të dhënat për aftësitë thuaja, në menyrë që të pranohesh në SHOWTIME të NEW MICKEY MOUSE CLUB. Për arsye se programi do të realizohet nga fëmijë shumë të rinj në moshë, me talent të veçantë në këngë, kërcim dhe muzikë, me një përvojë të konsiderueshme paraprake, na vjen keq t'jua bëjmë të ditur se të dhënat e tua nuk iu përgjgjen atyre të një kandidati që ne jemi duke kërkuar. Ju urojmë çiltërsisht të arrini të zhvilloni aftësitë tuaja dhe të përjetosh kënaqësinë që vjen nga vënie e talentit në shërbim të publikut. Një përshëndetje e përzemërt, New Mickey Mouse Club".

 

Frances, gjëja më e bukur.

 

Kush e njeh, thotë se bija e Courtney Love dhe Kurt Cobain është një 14-vjeçare "shumë normale". E sigurtë është se nëna e saj Courtney e adhuron. Ja një deklaratë dashurie që iu përket ditëve të para të jetës së saj...

 

"Dhurata! Nuk është një jetë e jetuar. Nuk është një jetë e jetuar. Frances, nuk arrij t'i shqiptoj fjalët. Shpirti i saj i bukur, i mrekullueshëm dhe dëfryes. Më bën të qaj. Trupi i saj i vogël. Një mrekulli. Dashuria e saj. E ardhmja e saj. Sytë e saj të kaltër. Shkëndijues e vezullues. Teatri absurd i babait të saj. Kuptimi i unit të tij. Frances është jeta ime. Një ditë shpresoj ta bëj vërtetë të lumtur. Vogëlushja ime tejet e ëmbël. Tani jam këtu me time bijë. Kam parë ëndërr hashash. Oh, Frnaces, që trupi yt të rritet i harlisur. Që gjymtarët e tua të bëhen të gjata e të forta. Rritu në praninë e së vërtetës. Rritu e zhytur në dritë. Vogëlushja ime e adhuruar, vogëlushja Ime. Të shoh. Je bija e Zotit."

 

kur i rëndonte pesha e heshtjes së Kurtit.

 

"Të jesh aktor kinemaje është kot, sidomos nëse je dikush si Edward apo Russell Crowe. Ashtu vërtetë nuk vlen një grosh. Por ka "protagonistë të vërtetë" si Robert De Niro. Megjithatë janë shumë larg fuqisë së hatashme të këngës, shumë larg atyre që shkruajnë këngë të bukura. Të gjithë njerëzit e një moshe përkatëse e kujtojnë ku gjendeshin herën e parë që e dëgjuan Smells Like Teen Spirit në radio. Ka qenë një ndjesi e kundërt me atë që ata persona provuan tri vjet më vonë, duke dëgjuar se im shoq kishte qëlluar veten në kokë me pushkë. Pra pushteti i Kurt sundonte mbi të gjithë; por ai ishte shumë i heshtur me të tjerët. Nok donte të njihej me ata. Dhe kur kemi filluar fejesën, e kemi kuptuar se dashurohemi. Ihste nata e tretë së bashku kemi kaluar urën e vogël pranë Beverly Garland Hotel, në rrugicë, e ai më ka thënë: "Doja të isha pakëz si ti." E thoshte seriozisht. E kam parë me vemednje, ai thoshte të vërtetën. I kam thënë: "E unë do të doja të isha pak më shumë si ti." E doja pa masë. "Shikomë me dëshirë se jam një femër për t'u adhuruar, për t'u dashuruar, për të fjetur më të. Jam e ëmbël, e plotë dhe e njomë. Jam e egër, jam ngulmuese, neurotike e guximtare. Jam sexy, jam e tërbuar dhe tej mase e harbuar. Jam plot fantazira e plot gënjeshtra, jam e etur për trupin tënd dhe për ty."/Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Penélope Cruz me një unazë të hatashme (10.12.2009)
Kerë Natli luan Molierin (10.11.2009)
Bijonse shfajëson Uestin (10.07.2009)
"Koguaret", hollivudianet në moshë që gjuajnë djelmosha (10.03.2009)
E ardhmja e Polanskit (Triptik) (10.03.2009)
Deivid Leterman: Si u kërcënova me gjobë 2 milionë dollarëshe (10.02.2009)
Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës (09.30.2009)
Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm (09.28.2009)
Brus Springstin sot është 60 vjeç (09.23.2009)
Suri Cruise me taka (09.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]