VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3
E Shtunë, 10.17.2009, 11:18am (GMT+1)


Voal-online - Në fillim të tetorit në televizionin Italian, regjizori Quentin Tarantino kishte lajmëruar se  "Nusja do të rikthehet të luftojë".Disa ditë më parë gjatë në një intervistë tek MTV, duke prezantuar filmin Motherhood, ku ka rolin kryesor, Uma Thurman e ka konfermuar se do të rikthehet e të interpretojë Beatrix Kiddo, tek Kill BIll3.

"Besoj se do të jetë diçka zbavitëse", thotë ajo, ndërsa për sa i përket zhvillimit të skenarit, Thurman ka shtuar se  Tarantino dhe ajo kanë biseduar bashkë, por skenari ende nuk ka përfunduar, bile "mund të them", thotë Thurman,  "se nuk e di nëse ka nisur që ta shkruajë apo jo.",Por nga një mesazh që Tarantino i ka nisur aktores, ajo pohon se idetë e regjisorit asaj i janë dukur fantastike, dhe ajo është e bindur se Kill Bill 3 do të jetë diçka e pabesueshme. Por nuk dihet nëse Kill Bill 3, është filmi i ardhshëm i Tarantinos, ose është fjala për njërin prej projekteve të regjizorit .

Ndërsa sa për filmin e ri të  Uma Thurman, që titullohet Motherhood- Mëmësia, mund të thuhet se është një komedi brilante, që nuk duhet lënë pa parë.

Në këtë film Uma luan Eliza Welch një mama në të dyzetave që jeton në Manhetanin e post-11Shtatorit, ka dy fëmijë të vegjël, një bashkëshort që harron gjithçka dhe një qen.  Eliza është një "supermama",  e aftë që të bëjë një mijë punë njëkohësisht, por që ndihet e tmerruar kur po sheh se po i shkon jeta dhe nuk është duke realizuar ëndërrën e saj për t'u bërë shkrimtare.

Filmi  'Motherhood' zhvillohet i gjithë brënda një dite, me një intensitet që të rrëmben me vete. Asaj i duht që të merret me përgatitjet e ditëlindjes të vajzës 6 vjeçare, ndërkohë që duhet të luftojë për të gjetur një parking për makinën, me djalin e vogël, që i duhet ta shëtisë dhe ta çojë në parkun e lodrave, ku bëhet nervoz teksa konstaton politikat absurde të ndërtimit të parqeve për fëmijë.

Aty nga mesi i ditës i duhet të merret me tortën e së bijës, që nuk ishte zbukuruar sipas porosisë të saj; nga pasditja duket sikur ajo është në prag të një avendure me një faturino që i solli një letër nga posta, i cili është tepër i ri në moshë.

Më pas po gjatë këtyre orëve zemërohet aq shumë me të shoqin, i cili nuk e kishte vlerësuar si duhet një punim të saj  dhe ikë nga shtëpia, por ndërsa i shoqi e ndjek pas me makinë me të biron, djali i vogël gëlltit diçka, dhe ajo që nga telefoni i jep zemër që ta shpëtojë të birin nga mbytja, dhe ky është momenti ky Eliza e kupton se cilat janë gjërat më të shtrenjta të jetës së saj, përfshi familjen, dhe pasioninin e saj për letërsi. Dhe e gjitha kjo ndodh brënda ditës. Në fund nuk duhet harruar se regjizor i filmit nuk është Tarantino, por një grua, Katherine Dieckmann.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria (10.14.2009)
Penélope Cruz me një unazë të hatashme (10.12.2009)
Kerë Natli luan Molierin (10.11.2009)
Bijonse shfajëson Uestin (10.07.2009)
"Koguaret", hollivudianet në moshë që gjuajnë djelmosha (10.03.2009)
E ardhmja e Polanskit (Triptik) (10.03.2009)
Deivid Leterman: Si u kërcënova me gjobë 2 milionë dollarëshe (10.02.2009)
Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës (09.30.2009)
Xhek Nikëllson, artisti më i gjithanshëm dhe njeriu më i gjithanshëm (09.28.2009)
Brus Springstin sot është 60 vjeç (09.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]