VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRINCESHAT E DISNEYT

E Martë, 11.12.2013, 05:11pm (GMT1)


Vajzat e vogla ëndërrojnë që të vishen si princeshat e Disney-t, por tani Disney e ka bërë këtë ëndërr realitet për të rriturat, duke u kërkuar emrave të mëdhenj të botës së modës si Valentino dhe Oscar de la Renta që të krijojnë fustane të frymëzuara nga karakteret më të famshme të filmave vizatimorë.

Një nismë e tillë u mor për të mbledhur fonde për spitalin Great Osmond Street, nga shitja e këtyre fustaneve në ankand.

Mes veshjeve të prezantuara, janë një fustan spektakolar të Hirushes stiluar nga Versace, një fustan i Bukuroshes Belle nga përralla e Bukura dhe Bisha, i Valentinos dhe një fustan që sjell gjithë magjinë e Borëbardhës krijuar nga Oscar de la Renta.

Dhjetë fustanet e krijuara ekskluzivisht nga stilistët më të famshëm të botës, mund të admirohen nga publiku, të ekspozuara në një dekor dimëror të krijuar nga dyqanet e veshjeve luksoze Harrods.

Shitja e organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie në Kensingtonin Jugor në Britani, hapet nesër pasi Disney në bashkëpunim me Harrods, i prezantoi fustanet për publikun.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.