VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës
E Enjte, 10.22.2009, 04:24pm (GMT+1)

Voal-online Pas rreth katër javësh në një sallë gjyqi, një gjyqtare Bahamiane deklaroi një pavlefshmëri të papritur të procesit gjyqësor mbrëmë në rastin e grabitjes ndaj aktorit John Travolta, duke lënë aktorin dhe avokatët e tij të habitur dhe të tronditur.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme Judge Anita Allen e deklaroi gjyqin të pavlefshëm për shkak të keqsjelljes së një anëtari të jurisë pasi një politikan lokal shpalli se një nga të pandehurit ka dalë i pafajshëm përpara se anëtarët e jurisë të dilnin me verdiktin e tyre. Anita Allen urdhëroi një gjykim të ri nga e para. Por mbeti e paqartë nëse rasti do të rigjykohet ndonjëherë.

"Ishte si rrufe në qiell të kthjellët," tha Mike Ossi, një nga avokatët e aktorit Travolta.

Më vonë, në një deklaratë zyrtare, Ossi shtoi: "Ne jemi dëspëruar kur kemi dëgjuar lidhur me keqsjelljen e një anëtari të jurisë, për sa kohë ne e dimë se qeveria Bahamiane, gjykata, anëtarët e tjerë të jurisë dhe John Travolta si viktima e grabitjes duan zgjidhjen e çështjes në rrugë gjyqësore. Z. Travolta ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëüunojë me autoritetet Bahamiane në ndjekjen e të pandehurve për grabitje."

Ossi, avokat për çështjet artistike, i cili ishte edhe dëshmitar i prokurorisë, tha se pikënisja e asaj që përfundoi me vendimin e anullimit të gjykimit ishte një oficer policie që dëgjoi në televizion se një nga të pandehurit ish senatori Bahamian Pleasant Bridgewater qe shfajësuar.

Lajmi të cilin e dëgjoi oficeri I policisë ishte dy orë para senacës gjyqësore ku do të jepej verdikti nga trupi gjykues i përbërë nga disa anëtarë.


Bridgewater (i cili dha dorëheqje si senator i Partisë Liberale Progresive fill pas skandalit) dhe ndihmësmjekur Tarino Lightbourn ishin akuzuar për bashkëpunim në grabitjen e $25 milionëve nga Travolta. Hetimet vërtetuan se ata kërkuan para në shkëmbim të mosdhënies së lajmit për vdekjen e djalit 16 vjeçar të aktorit në janarin e sivjetëm. Jett Travolta vdiq më 2 janar pas arritjes së familjes me pushime në shtëpinë e vet private ishullin Bahamaja e Madhe.

Ndihmësmjeku mëto se kish një dokument mjekësor të cilin Travolta e ka firmosur, ku kërkohet që djali i tij të dërgohet në aeroport, kështu që ai mund ta dërgojë me avion të birin për trajtim në Florida dhe jo në spitalin loka në Freeport. Një nga momentet më kyç të gjyqit ishin kur Travolta deklaronte me këmbëngulje se ai nuk e kishte lexuar kurrë dokumentin: "Sepse koha ishte gjithçka." (http://www.people.com/people)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3 (10.17.2009)
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria (10.14.2009)
Penélope Cruz me një unazë të hatashme (10.12.2009)
Kerë Natli luan Molierin (10.11.2009)
Bijonse shfajëson Uestin (10.07.2009)
"Koguaret", hollivudianet në moshë që gjuajnë djelmosha (10.03.2009)
E ardhmja e Polanskit (Triptik) (10.03.2009)
Deivid Leterman: Si u kërcënova me gjobë 2 milionë dollarëshe (10.02.2009)
Shkenca: Naomi Kempbell dhe Kristian Beil janë gruaja dhe burri më të bukur të botës (09.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]