VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës E Enjte, 10.22.2009, 04:24pm (GMT1) Voal-online Pas rreth katër javësh në një sallë gjyqi, një gjyqtare Bahamiane deklaroi një pavlefshmëri të papritur të procesit gjyqësor mbrëmë në rastin e grabitjes ndaj aktorit John Travolta, duke lënë aktorin dhe avokatët e tij të habitur dhe të tronditur.
Gjyqtarja e Gjykatës Supreme Judge Anita Allen e deklaroi gjyqin të pavlefshëm për shkak të keqsjelljes së një anëtari të jurisë pasi një politikan lokal shpalli se një nga të pandehurit ka dalë i pafajshëm përpara se anëtarët e jurisë të dilnin me verdiktin e tyre. Anita Allen urdhëroi një gjykim të ri nga e para. Por mbeti e paqartë nëse rasti do të rigjykohet ndonjëherë. "Ishte si rrufe në qiell të kthjellët," tha Mike Ossi, një nga avokatët e aktorit Travolta. Ossi, avokat për çështjet artistike, i cili ishte edhe dëshmitar i prokurorisë, tha se pikënisja e asaj që përfundoi me vendimin e anullimit të gjykimit ishte një oficer policie që dëgjoi në televizion se një nga të pandehurit ish senatori Bahamian Pleasant Bridgewater qe shfajësuar. Lajmi të cilin e dëgjoi oficeri I policisë ishte dy orë para senacës gjyqësore ku do të jepej verdikti nga trupi gjykues i përbërë nga disa anëtarë. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |