VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Edhe Gizele do të lindë vajzë
E Premte, 10.23.2009, 02:36pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Boom vajzash në Hollywood! Pas Ellen Pompeo, Sarah Michelle Gellar dhe Heidi Klum edhe supermodelja Gisele Bündchen (29 vjeçe) pret të lindë një vajzë.

 

Nga fundi i këtij viti do të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë Gisele Bündchen dhe burri i saj Brady (32 vjeç), prandaj edhe parapërgatitjet për dhomën e foshnjës janë tashmë në kulmin e tyre...

 

Djepin e foshnjës do ta sjellë gjyshja Bündchen. "Ai është djep ku janë rritur brez pas brezi fëmijët e familjes Bündchen," tregon një mikeshë e ngushtë e supermodeles për revistën "Life & Style".

 

"Gjyshja e saj ka fjetur në atë djep, nëna e saj ka fjetur po në atë djep, vetë Gisele gjithashtu në këtë djep ka fjetur dhe tani edhe e bija e saj në këtë djep ka për të fejtur. Djepi është njëcope prej druri lisi." Kështu ka treguar mikesha e nënës së re.

 

Për ngjyrën e mureve të dhomës së foshnjës ende nëna e re nuk ka vendosur gjë. Fillimisht donte që dhoma të ketë vetëm një ngjyrë, të kuqerremtë të ëmbël, pastaj ka mundur për jeshile të butë, pastaj për një ndërthurje ngjyrash dhe nuancash... (http://starlounge.ch.msn.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.