VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi
E Premte, 10.30.2009, 06:53pm (GMT+1)

 

 

"Mendimi i tij i fundit ishte për një fëmijë pesë vjeç. Ishim duke u kthyer nga studioja e regjistrimi dhe unë i thashë: të pëlqen të shkojmë për darkë jashtë para se të kthehemi në shëpi?", kujton Yoko Ono. "Jo, shkojmë në shtëpi menjëherë," iu përgjigj John Lennon, "sepse dua të shoh Sean (djalin që ka pasur nga Yoko, shënimi im) para se të flejë." Por nuk e pa kurrë më: sapo zbritën nga vetura që i kishte çuar në shtëpi, para ndërtesës hijerëndë në Dakota, në Nju Jork ku ata jetonin, në rrugën e 72-të, dy hapa larg Central Park, këngëtari u vra me të shtëna pistoletash nga Mark Chapman, një djalosh psikopat që u dënua me burgim të përjetshëm. "Këto ishin fjalët e fundit që ai tha," kujton tani Yoko Ono, "se dëshironte të shihte Sean. Thua se nuk ishte i sigurtë se do të kthehej në shtëpi në kohën para se ai të flinte, thua se ishte i shqetësuar për këtë."

Yoko Ono e ka rrëfyer këtë në mënyrë të papritur, gjatë një transmetimi radiofonik të BBC, titulluar "Desert Islands Disc", për disqe të cilat njeriu do të dëshironte t'i kishte me vete në një ishull të shkretë. Ishte mysafire e programit, dhe, mes një disku e një tjetri, ka treguar gjëra të pathëna kurrë më parë lidhur me marrëdhëniet e saj me John Lennon. Në vitin 1966, kur u takuan në një galeri arti të Londrës, ku ajo ekspozonte pikturat e saj, nuk ishte dashuri me shikimin e parë, por një vit më vonë "ishin të dashuruar çmendurisht", prapa shpinës së Cinthya, gruas së parë të këngëtarit, dhe tashmë punonin bashkë në albumin e tyre "Two Vergins". Në atë kohë shumë adhurues të Beatles e fajësuan  Yoko Ono-n për shpërndarjen e grupit dhe pastaj për ndryshimet që shikonin tek John Lennon: "Ishte diçka e dhimbshme për mua, por më ndihmonte fakti që John ishte gjithnjë në anën time. Polemikat mbeteshin larg nesh," përgjigjet ajo tani, por duke theksuar se fillimisht ishte e "shastisur" nga ideja se kishte një raport me Beatles, duke u trembur se mos fama e tyre ia kufizonte asaj lirinë. "Ishte njëfarë sjelljeje raciste e opinionit publik britanik kundër meje, ngaqë jam japoneze, por më në përgjithësi problemi është se adhuruesit ndiheshin pronarë të Beatles. Megjithatë nuk është e vërtetë se e ndryshova unë John. Ai ishte një burrë tej mase i fortë. Unë mjaftohesha ta dashuroja."

Një tjetër që nuk e duronte japonezen Yoko Ono, ato vite dhe më vonë, ishte pjesa tjetër e gjysmës më famoze të Fab Four, pra Paul McCartney, i cili gjithsesi kohët e fundit në njëfarë mase ka ndërruar idenë: "Jam shumë e kënaqur që Paul ka thënë se e ka rishikuar opinionin e tij për mua," komenton Yoko. Midis disqeve më të përzgjedhura për trasmetimin, megjithatë, ajo nuk ka zgjedhur asnjë nga Beatles. Nga Lennon vetëm një, "Beautiful Boy". Dhe e mbyll jo rastësisht me këngën "Je ne regrette rien" të Edith Piaf. Veja e John Lennon rrëfen se kishte dashur të bënte abort kur ishte shtatzënë me Sean. «Unë e John ishim ribashkuar pas dy vitesh të ndarjes, e nuk dija nëse ishte momenti i duhur për të pasur ai një djalë nga unë (Lennon kishte një tjetër, Julian, lindur më 1963, nga martesa e mëparshme, shënimi im), prandaj kisha menduar ta lija John të vendoste ta mbaja apo jo. Nuk doja ta shkarkoja barrën e rëndë të këtij vendimi mbi atë, por gjithsesi nuk vendosja dot vetëm. Por John ishte tejet i vednosur që duhej ta mbanim atë fëmijë dhe u bë shumë keq kur ia thashë mendimin tim. Â» Fëmija lindi më 1975. Dhe pesë vjet më vonë John Lennon u vra, tek po hynte në shtëpi, si çdo baba, për të përqafuar të birin para se të flinte./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3 (10.17.2009)
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria (10.14.2009)
Penélope Cruz me një unazë të hatashme (10.12.2009)
Kerë Natli luan Molierin (10.11.2009)
Bijonse shfajëson Uestin (10.07.2009)
"Koguaret", hollivudianet në moshë që gjuajnë djelmosha (10.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]