VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHEN ÇMIMET GOLDEN GLOBE - FILMI MË I MIRË '12 VJEÇ SKLLAV'

E Hënë, 01.13.2014, 09:44am (GMT1)


Steve McQueen, regjisori i filmit "12 Years a Slave", i cili u zgjodh filmi më i mirë.


Seria e shumëfolur televizive "Breaking Bad", ka fituar Globin e Artë për serinë më të mirë të zhanrit dramë për vitin 2013.

Aktori Bryan Cranston, që luan rolin e Walter White në këtë dramë, u zgjodh aktori më i mirë i vitit.

"12 Years a Slave" fitoi çmimin për filmin më të mirë, derisa "American Hustle" fitoi si mjuzikëll-komedia më e mirë.

Regjia më e mirë u fitua nga regjisori Alfonso Cuaron, për filmin e tij "Gravity".

"The Great Beauty", film italian, fitoi si filmi më i mirë i huaj.

Filmi "Her", fitoi për skenarin më të mirë të shkruar nga Spike Jonze, derisa kënga më e mirë origjinale u zgjodh "Ordinary Love" nga filmi "Mandela: Long Walk to Freedom".

Kjo këngë ishte shkruar nga Brian Burton dhe rok grupi muzikor U2.

Golden Globe është pjesë e industrisë së filmit amerikan në dhënien e çmimeve të sezonit, e cila arrin kulmin çdo vit me Academy Awards, ku ndahen çmimet Oscar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.