VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'BUKURIA E MADHE' E PAOLO SORRENTINOS TRIUMFOI NË GOLDEN GLOB (Lajm dhe fotogaleri)

E Martë, 01.14.2014, 09:17am (GMT1)



"˜Bukuria e Madhe' e Paolo Sorrentinos ka fituar Golden Globe si filmi më i mirë i huaj. Ai ka arritur të triumfojë mbi filma si "˜Jeta e Adele', "˜I dyshuari', filmi i Asghar Farhadi "˜E kaluara'dhe filmi i animuar i Hayao Miyazaki, "˜Ngrihet era'.

Çmimi, i dhënë nga një juri gazetarësh, shpesh herë ka qenë një drejtues i rëndësishëm edhe për Çmimet Oscar, që do të mbahen në 16 janar. Që prej 1989 ( me "˜Nuovo Cinema paradiso' të Giuseppe Tornadore) Italia nuk fitonte një Golden Globe, por "˜Bukuria e madhe' e Paolo Sorrentos e theu magjinë. Filmi Italian po ecën tani drejt Oscarit. Triumf edhe për filmin '12 vjet Skllav' dhe "˜American Hustle'.

Në Golden Globe Awars 2014 që u mbajt në Hotel Hilton të Beverly Hills, filmi '12 vjet skllav' fitoi çmimin e Filmit më të Mirë Dramatik, ndërsa "˜American Hustle- Aparenca genjën' është shpallur si Komedia me e mirë. Cate Blanchett është shpallur artistja më e mirë dhe kënga e grupit U2 si kënga më e mirë në film. Midis artistëve kanë fituar Amy Adams, si artistja më e mirë Brilante në filmin "˜American Hustle' dhe Cate Blanchett, Artistja më e mirë Dramatike për interpretimin saj në "˜Blue Jasmine, të Woody Alen, të cilit ju dha çmimi i karrierës.

Globin e artë si regjisori më i mirë e mori Alfonso Cuaron, me filmin "˜Gravity' dhe "˜Ordinary Love' kënga e U2 Kënga më e Mirë Origjinale për "˜Mandela Long Walk to Fredoom". Serialet më të mira televizive u shpallën "˜Breaking Bad' dhe "˜Brooklyn."




















www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.