E Premte, 03.29.2024, 04:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar
E Djelë, 11.01.2009, 06:12pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Si mund ta gjejë veten një nga aktorët më mirë të paguar të Hollivudit në $6.3 milionë para të pashlyera për taksat dhe në shqetësime të thella financiare? Përgjitha është e thjeshtë nëse i besojmë asaj që thotë Nicolas Cage.

Në një padi ligjore të dorëzuar më 16 tetor në Los Anxhelos, aktori yll i filmit National Treasure (Thesari Kombëtar), 45 vjeç, mëton se manaxheri i tij i një kohe të gjatë, Samuel J. Levin, "ia zbrazi xhepat deri në fund duke ia zhdukuar disa miliona dollarë në administrimin e bizneseve të aktorit duke e dërguar Cage në rrënim total financiar".

Kjo histori filloi në vitin 2001 kur Cage filmi i ardhshëm i të cilit, drama me temë krimi Bad Lieutenant: Port of Call New Orleans e punësoi Levinin për t'ia mbikqyrur interesat e tij të biznesit, investimet dhe financat e tij.

Levin nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarëve që donin ta pyesnin rreth padisë së ngritur nga aktori. Një zëdhënës i Cage nuk dha komente.

 

Ndonëse mëtimet e Cage janë se ai mësoi për gjendjen e rëndë të financave të tij vetëm tani, aktori filloi së shituri disa nga gjërat e tij më të shtrenjta muaj më parë,. Në prill Cage ia dha lamtumirën kështjellës së tij në Bavari të Gjermanisë, duke ia shituar këshilltarit të tij gjerman, juristit Konrad Wilfurth.

Tani ai ka nxjerrë në shitje shtëpitë e tjera në Kaliforni, Las Vegas dhe New Orleans, ku dy nga rezidencat e tij secila me vlerë nga $3.5 million janë gati për ankand më 12 nëntor, siüas gazetës së këtij qyteti Times-Picayune. Banka e rajonit mbylli Hancock Park Real Estate Co., pronare e pasurive të Cage, për shkak të $5.5 milionë borxheve të papaguara, njofton gazeta.

 

 

Përplasja me problemin e taksave të papaguara u kulmua në fillim të këtij muaji, kur nga qeveria amerikane u kërkuan taksa të vonuara me vlerë $6 milionë që datojnë nga viti 2007, sipas dokumenteve gjyqësore. Po ashtu, në dokumente të tjera flitet për më shumë se $350 000 të tjera që datojnë midis 2002 e 2004.

Edhe East West Bank ngriti një padi gjyqësore në Gjykatën e Lartë të Los Anxheloist ku thotë se Cage nuk ka arritur të paguajë një shumë $2 milionë të shtyrë për në gushtin e vitit të kaluar.

Në padinë gjyqësore kundër manaxherit të tij të biznesit, Cage thotë se "ia la në dorë Levinit problemet e tij financiare për të qenë i  qetë ai dhe familja e tij se kanë të ardhme të sigurtë financiare falë punës së rëndë të bërë nga Cage përgjatë viteve".

 

Tani që aktori është i përfshirë në role të tjerë të mëdhenj ai përballet me "humbje katastrofike" prej $20 milionë e më shumë. Seanca dëgjimore kundër manaxherit është në shkurt 2010. (http://www.people.com/people)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3 (10.17.2009)
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria (10.14.2009)
Penélope Cruz me një unazë të hatashme (10.12.2009)
Kerë Natli luan Molierin (10.11.2009)
Bijonse shfajëson Uestin (10.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]