VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U NDA NGA JETA SHIRLEY TEMPLE BLACK

E Mërkurë, 02.12.2014, 08:47am (GMT1)


Shirley Temple Black, fëmija aktore, yll i Hollivudit që mahniti audiencën amerikane gjatë kohës së vështirë të Depresionit të madh të viteve 1930, vdiq dje në mbrëmje në moshën 85 vjeçare.
        
Aktorja vdiq në shtëpinë e saj pranë San Franciscos, sipas një deklarate të familjes së saj.
        
Një fëmijë e bukur me flokë kaçurrela, Shirley Temple fitoi zemrat e amerikanëve me të kënduarin dhe të vallëzuarin e saj në filma të shumtë me tema të gëzueshme. Ajo u bë një ikonë e kinematografisë amerikane, falë interpretimit të këngës "On the Good Ship Lollipop" dhe rutinës së vallëzimit tap me kërcimtarin legjendar afrikano-amerika Bill "Bojangles" Robinson në filmin "The Little Colonel".
        
Në vitin 1935 ajo mori një Oscar të posaçëm për "kontribut të jashtëzakonshëm në kinema". Temple u tërhoq nga aktrimi në vitin 1949 në moshën 21 vjeçare.
        
Pas largimit nga dritat e kameras, ajo u martua dhe u bë aktive në Partinë Republikane. Ajo ndërmorri një karrierë si diplomate në vitin 1969 kur Presidenti Richard Nixon e emëroi në delegacionin amerikan në Kombet e Bashkuara. Ajo shërbeu si ambasadore në Gana dhe Çekosllovaki.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.