VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DICAPRIO PO MENDON PËR ROLIN E  PRESIDENTIT THEODORE ROOSEVELT

E Djelë, 02.16.2014, 11:19am (GMT1)




Ai luajti rolin e një piloti, agjenti të FBI-së dhe tani, Leonardo DiCaprio pritet të marrë rolin e një presidenti.

Raportohet se aktori 39-vjeçar dëshiron të sjellë në ekranet e mëdha Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Theodore Roosevelt.

"Leo është duke iu treguar shokëve se filmi i tij i fundit i solli mjaftë fitime, kështu ai është duke shtyrë përpara filmin biografik për Rooseveltin, në të cilin do të ribashkohej me regjisorin e Wolf of Wall Street, Martin Scorsese", ka thënë një burim për RadarOnline.

Scorcese dhe DiCaprio, të cilët bashkëpunuan për filmat "The Aviator" dhe "The Wolf of Wall Street", më parë kishin në plane që të bëjnë këtë film por projekti dështoi.

"Ai thotë se "o tani o kurrë" dhe për një dekadë ka pritur paratë që të realizonte këtë projekt", ka thënë burimi.

Filmi biografik është bazuar në librin e Edmund Morris "The Rise of Theodore Roosvelt", derisa filmi do të paraqesë figurën e tij nga fëmijëria deri në ditët kur ishte president.

Ylli i filmit "Titanic" gjithashtu ishte spekuluar se do të luante rolin e Presidentit Woodrow Wilson në një film të bazuar në librin e ri biografik të A. Scott Bergut.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.