VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAFTA - '12 YEARS A SLAVE' FILMI MË I MIRË

E Martë, 02.18.2014, 03:32pm (GMT1)


Filmi "12 Years a Slave", "12 vjet skllav", historia e vërtetë e një afrikano-amerikani të lirë në shekullin e 19-të, që u rrëmbye dhe u mbajt në skllavëri në jugun e Shteteve të Bashkuata, u shpall dje si filmi më i mirë në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë Britanike të Kinematografisë.
         
Aktori britanik Chiwetel Ejiofor që interpretoi personazhin kryesor Solomon Northrup, fitoi çmimin si aktori më i mirë.
         
Filmi "Gravity", "Graviteti" fitoi gjashtë çmime, përfshirë atë për regjisorin më të mirë për Alfonso Cuaron. "Gravity" fitoi edhe çmimin si filmi më i mirë britanik, megjithëse regjisori është meksikan dhe aktorët e tij janë amerikanë.
         
Cate Blachett fitoi si aktorja më e mirë për rolin e saj në komedinë dramatike të Woody Allen, "Blue Jasmine", "Jasemini blu".
         
Aktori pak i njohur Barkhad Abdo fitoi si aktori më i mirë joprotagonist në rolin e një pirati somalez në filmin "Captain Phillips", "Kapiteni Phillips", ndërsa Jennifer Lawrence u nderua si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin "American Hustle".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.