VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet
E Martë, 11.10.2009, 06:16pm (GMT+1)

 

 

 

Talenti kinematografik i njohur si një nga më të mëdhenjtë e dhjetë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, ka lindur në Los Anxhelos më 11 nëntor 1974, bir i George (me prejardhje italiane) e Irmalin (gjermane) dy hippy të famshëm. Qëkur ishte fëmijë Leonardo ka njohur shkrimtarë të mallkuar si Charles Bukowski e Hubert Selby, miq të familjes, në mënyrë të veçantë të babait, aktor komiksash dhe botues i specializuar në librat komiksa.


Prindërit e tij, të cilët u divorcuan para se ai të hidhte hapat e parë, vendosën ta thërrasin kështu në nderim të Leonardo Da Vinçit. Legjenda, në fakt, tregon se vogëlushi Leo, ende në barkun e nënës, lëshoi shqelmate tij të parë teksa e ëma gjendej përballë një pikture të Leonardo Da Vinçit në një muzeum në Itali.

 

Dukej si një shenjë e fatit dhe atëherë erdhi zgjedhja e emrit, që është natyrisht një nderim për artistin e madh italian, por edhe një parathënie për fatin e djalit.

 

Fëmijëria e tij nuk ka qenë aq e lehtë dhe ende sot konsiderohet disi tepër i pabindur. Pas ndarjes së prindërve u transferua me nënën në rrethinat e Los Anxhelosit për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike. Sigurisht që nuk ka interes të madh për shkollën, prandaj kërkon të bëjë diçka sa më parë duke luajtur në një spot publicitar e pastaj duke marrë pjesë në ndonjë serial televiziv, ndër të cilët "Parenthood" (Prindërit ). Studion në Center for Enriched Studies e diplomohet në "John Marshall High School", duke dëshmuar prirje më të madhe për imitimet e paroditë më tepër se ndaj detyrave të shtëpisë. Vështirësitë e tij shkollore nuk e dobësojnë dashurinë e tij për aktrimin.

 

 

Biografitë sjellin datën e daljes së tij të parë në vitin 1979, e saktësisht në show-n televiziv "Romper Room". Sa duket, ai largohet nga sheshi i xhirimeve për shkak të gjallërisë së tij të pakontolluar. Do të vazhdonte gjithsesi të punonte në spote publicitare e për ndonjë dokumentar. Në vitin 1985 merr rolin e të pastrehit Luke në serinë televizive "Growing Pains", një provë mediokre e errësuar nga aktorët e tjerë.

Dalja e tij e parë në ekranin e madh do të ishte në "Critters 3", e cila do të ishte një prodhim krejtësisht i dështuar, aq sa do të shpërndahej vetëm për tejet pak kohë për t'u botuar pastaj në video shtëpie. Por djaloshit megjithatë ka talent dhe këtë gjen mënyrë për ta shprehur në "
What's Eating Gilbert Grape ", në atë masë sa të meritonte, për interpretimin e rolit të vëllait me zhvillim mendor të vonuar të Johnny Depp, kandidimin për Oskar si aktori më i mirë joprotagonist. Provë tjetër e jashtëzakonshme është përkrah një gjiganti si Robert De Niro në "Dëshira për të rifilluar".

 

Viti 1995 e gjen të përfshirë në tre filma, midis të cilëve "The Quick and the Dead" me Sharon Stone e Gene Hackman. Në të njëjtin vit, përveç të tjerash, refuzon rolin e Robinit në "Batman Forever".

 

 

Një vit më vonë është gjithnjë kryepersonazh në "Marvin's Room" e "Romeo + Juliet" (me regjisorin Baz Luhrmann), e merr ndërkaq në konsideratë të interpretojë personazhin James Dean në filmin mbi jetën e  aktorit. Pas studimit të vëmendshëm të rolit e refuzon atë, duke qenë i vetëdijshëm se nuk ka mjaft përvojë. Por është viti 1997 që shënon momentin fatsjellës, atë që e bën ta njohin platetë e gjithë botës. Është "Titanic", filmi romantiko-katastrofist mbi dashurinë e përjetëshme të dy të rinjve të përfshirë në tragjedinë e transatllantikut të "pafundosshëm". DiCaprio është protagonist i filmit bashkë me Kate Winslet, personazhi i tij është një hero romantik dhe paksa i modës së vjetër, ideal për të bërë zemrat e mijëra femrave të rrahin, çfarë ndodh pikërisht. Shndërrohet në sex-symbol, i përkryer të konkurojë me të famshmit diva hollywoodianë.

Edhe pse filmi, tejet fitimprurës, do të merrte njëmbëdhjetë Oskarë, për DiCaprio arrin zhgënimi i thjeshtimit qysh në caktimin e kandidaturave si aktori më i mirë. Fill pas filmit të Cameron del në salla "Man in the Iron Mask", një tjetër film tejet fitimprurës, pastaj një rol i vogël në "Celebrity" të Woody Allen.

Mbetet jashtë vëmendjes nja dy vjet për t'u rikthyer me "The Beach" të Danny Boyle e për të marrë pjesë në "The Gangs of New York" të Martin Scorsese ku është përkrah Cameron Diaz e Daniel Day - Lewis.

Pavarësisht suksesit planetar, prapë DiCaprio është shumë i rezervuar, nuk do që të japë intervista pak dihet për dashuritë e tij edhe pse ai do të kishte një lidhje të fortë me modelen tejet të bukur braziliane Gisele Bundchen.

Leonardo DiCaprio është zgjedhur më 1997 nga revista "People" si një ndër pesëdhjetë personat më te¨bukur të botës. Po atë vit  ishte i 75-ti në klasifikimin e njëqind aktorëve më të mirë të të gjitha kohërave, publikuar në revistën angleze "Empire". Në vitin 1998 ka hedhur në gjyq revistën "Sues Playgirls"  për të ndalur botimin e disa fotove tepër private.

 

Në vitin 2005 Leonardo DiCaprio ka marrë një Golden Globe si Aktori më i Mirë Dramatik, për interpretimin e rolit të miliardierit Howard Hughes në "The Aviator", të Martin Scorsese-s. Për këtë film pati edhe një kandidaturë për Oskar.

 

 

Me Scorsese ai do të kish më 2006 filmin The Departed dhe Blood Diamond. Për këta filma mori kandidime për Golden Globe dhe disa kandidime për çmime të tjera. Për Blood Diamond pati edhe një kandidaturë për Oskar.

 

Më 2008 luajti në Body of Lies. Po atë vit Revolutionary Road dhe Shutter Island. Do të luante edhe në filmin fantastiko shkencor Inception.

 

 

DiCaprio është përfshirë në veprimtari ambjentaliste me ish nënpresidentin Al Gore. Ai ka përkrahur kandidatin presidenciale John Kerry. Më 2008 përkrahu kandidatin Barack Obama./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3 (10.17.2009)
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria (10.14.2009)
Penélope Cruz me një unazë të hatashme (10.12.2009)
Kerë Natli luan Molierin (10.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]