VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KANDIDATËT PËR OSCAR - FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
KANDIDATËT PËR OSCAR - FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ

E Shtunë, 03.01.2014, 08:02pm (GMT+1)


Ndërsa fituesit e çmimive Oscar për Aktorin, Aktoren dhe Filmin më të Mirë do të jenë në qendër të vëmendjes ditën e hënë pas ceremonisë, çmimi Oscar për Filmin më të Mirë në Gjuhë të Huaj nuk gëzon të njëjtin prestigj. Megjithatë të pesë filmat kandidatë ofrojnë histori të treguara mjaft bukur dhe mundësojnë një vështrim në kulturat që ata përfaqësojnë.

Që nga filmi italian "La grande bellezza", një homazh për regjisorin Federico Fellini, rreth egoizmit të shtresës së lartë të shoqërisë së Romës dhe manisë së tyre me rininë, tek filmi danez "Hunt", një histori e trishtuar rreth mënyrës se si akuzat për abuzim seksual të një fëmije mund të dëmtojnë integritetin e një njeriu, të pestë kandidatët përcjellin mesazhe universale, duke i treguar publikut dhe elementë të kulturave të tyre përkatëse.

Një prej tyre është thrilleri "Omar" i regjisorit Hany Abu-Assad, filmi i parë që mbështetet nga autoriteti palestinez.

Omar është një furrtar palestinez që kalon shpesh murin izraelit ndarës për të vizituar të dashurën e tij Nadia dhe shokët e tij të fëmijërisë Tarek dhe Amjad. Të dy, Omari dhe Amjadi, janë të dashuruar me Nadian. Vëllai i saj Tarek shfrytëzon rivalitetin mes tyre dhe u kërkon që të vërtetojnë dashurinë duke vrarë një ushtar izraelit. Amjadi kryen vrasjen, por në vend të tij arrestohet Omari.

Rami, një agjent izraelit i sigurisë, i jep Omarit një ultimatum. Ose ai pranon të bëhet bashkëpunëtor ose do i duhet të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg.

Omari i gënjen izraelitët, por ata i dinë gjërat që përpara. Së shpejti ai kupton se mes miqve të tij ka një tradhëtar dhe se ai vetë është personi në kurth. Mosbesimi dhe xhelozia prish miqësinë, duke çuar në tradhti dhe deri në një fund tragjik.
Regjisori Hany Abu-Assad thotë se filmi i tij tregon se si shtypja mund të korruptojë të shtypurit, sepse u heq njerëzve integritetin.

"Në mënyrë që njerëzit të cilët nuk e dinë se çfarë do të thotë të jetosh në rrethana ekstreme të mund ta kuptojnë këtë realitet, ne u ofrojmë një histori që ata të mund ta përjetojnë me anë të elementëve që ata njohin, pasi filmi është mbi miqësinë, mbi dashurinë, mbi besimin tek njëri-tjetri."

Regjisori Abu-Assad thotë se filmi i tij po shfaqet në të gjitha qytetet palestineze, duke sinjalizuar fillimin e një kinematografie palestineze më të fuqishme. Si kandidat për çmimin Oscar, regjisori thotë se emërimi si i tillë nga ana e Akademisë bëri që mesazhi i filmit të tij të përhaqet tek shikuesit në mbarë botën.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRGATITJET PËR ÇMIMET OSKAR (02.28.2014)
ANGELINE JOLIE VIZITON FËMIJËT REFUGJATË SIRIANË NË LIBAN (02.25.2014)
MUZIKA BLUZ E ARTISTIT BOOGALOO (02.24.2014)
FILMI 'THE MONUMENTS MEN' (02.24.2014)
KUR SHARON STONE ISHTE E DËSHPËRUAR PËR PESHËN (02.19.2014)
BAFTA - '12 YEARS A SLAVE' FILMI MË I MIRË (02.18.2014)
HISTORIA E POMPEIT NË FILMIN 'POMPEI' (02.18.2014)
DICAPRIO PO MENDON PËR ROLIN E  PRESIDENTIT THEODORE ROOSEVELT (02.16.2014)
ASCAP DHE BMI NË SHËRBIM TË ARTISTËVE TË MUZIKËS (02.16.2014)
50 VJETORI I BEATLESAVE NË SHBA (02.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]