VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

12 YEARS A SLAVE - OSKAR SI FILMI MË I MIRË

E Hënë, 03.03.2014, 07:46am (GMT1)


Akademia Amerikane e Filmit dhe Shkencës ndau mbrëmë Çmimet Oskar, nderimet më prestigjoze të arritjeve të vitit në kinematorgrafi. Filmi 12 Years a Slave ishte fituesi i mbrëmjes pasi mori statujën e artë në kategorinë e Filmit më të Mirë.
        
Në kategorinë e regjisorit më të mirë, çmimin e fitoi Alfonso Cuaron për filmin Gravity. Ky film fitoi edhe në kategorinë e kinematografisë më të mirë.
        
Cate Blanchet u nderuar me Çmimin Oskar si Aktorja më e Mirë e vitit për interpretimin në filmin Blue Jasmine.
        
Matthew McConaghay, për herë të parë i emëruar për Çmimin Oskar fitoi statujën e lakmuar në kategorinë e aktorit më të mirë për interpretimin e personazhit kryesor në filmin Dallas Buyers Club.
          
Aktorja Lupita Nyong'o u nderua me çmimin si Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor për interpretimin e saj në filmin 12 Years a Slave, ndërsa Jared Leto ishte fitues në kategorinë Aktori më i Mirë në Rol Dytësor për lojën në filmin Dallas Buyers Club.
Filmi Her fitoi Oskarin për kolonën zanore më të mirë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.