VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
'GRAVITETI' FITON MË SË SHUMTI ÇMIME OSKAR E Hënë, 03.03.2014, 10:08am (GMT1) Filmi me i mire u shpall "12 vjet skllav" i regjisorit Steve Mc Queeen , ndersa filmi "Gravity" triumfon duke marre numrin me te madh te cmimeve te ketij edicioni, plote 7 çmime, duke perfshire te gjitha çmimet e teknikes si dhe çmimin e regjise. Ne filmin fanta- shkence Gravity interpretojne Sandra Bullock dhe George Clooney. Aktori me i mire u shpall Matthew McConaughe, i cili garonte krah Christian Bale, Bruce Dern, dhe Leonardo DiCaprio. Jared Leto si aktori më i mirë jo protagonist. Gjatë marrjes së çmimit bëri falenderimet e tij, duke cituar edhe situatën në Ukrainë dhe në Venezuelë Aktorja me e mire Cate Blounchat, per debutimin në filmin "Blue Jasmine" ndërsa kandidatet e tjara per kete cmim ishin edhe Amy Adams, "American Hustle" dhe Sandra Bullock. Ndersa si aktorja me e mire jo protagoniste Lupita Nyongo. Regjisori me i mire Alfonso Cuaraon. Skenari me i mire Spike Jonze me filmin "Her" dhe çmimin si skenarist më origjinal John Ridley. Ndërsa çmimi Oscar për filmin më të mirë të huaj, shkoi në Itali për filmin "La grande Bellezza", "Bukuria e madhe", i Paolo Sorrentino-s. Çmimet Oskars u ndane në 24 kategori. Komediania Ellen DeGeneres prezantoi ceremoninë e sivjetshme. Adhurues te shumte mbushen rrugët që të dielën në mëngjes. Miliona vetë në Shtetet e Bashkuara dhe qindra miliona të tjerë në botë ndoqen ceremoninë madheshtore përmes televizorit. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |