VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 08:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë
E Enjte, 11.12.2009, 04:58pm (GMT+1)

 

 

Grace, Princesha e Monakos, e thirrur në përgjithësi Princesha Greis Patricia e Monakos, pra Grace Patricia Kelly, më tepër e njohur si Greis Kelli, simbol i elegancës për brezni të tëra femrash, e renditur nga Instituti Amerikan i Filmit në vendin e 13-të mes Yjeve më të Mëdhenj Femra të të Gjitha Kohërave, lindi më 12 nëntor 1929 në Filadelfia të SHBA, e treta nga të katër fëmijët e familjes Kelli- dhe u shua më 14 shtator 1982, plot 25 vjet më parë. Pasi mbaroi studimet e larta në Filadelfia, ajo shkoi në Nju Jork për të studiuar në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike  (American Academy of Dramatic Arts ). Këtu, pasi kishte marrë diplomën, bëri debutimet e para teatrore.

 

Ajo ishte e treta e katër fëmijëve të John Brenda Kelly Sinjor, i njohur edhe si Jack Kelly, dhe e Margaret Katherine Majer Kelly. Fëmijët e tjerë të familjes ishin, me radhë, Peggy, John Junior, dhe Lezzane. Babai i saj ishte një prej dhjetë fëmijëve të John Henry Kelly (1847-1879) dhe e Mary Costello në një familje katolike irlandeze amerikane. Tashmë hero i tri medaljeve të arta olimpike, biznesi i tullave i John Kelly u rrit me shpejtësi të jashtëzakonshme. Multimilioneri i vetëbërë dhe familja e tij hynë në radhët e shoqërisë së lartë amerikane. Rrethi i gjerë i familjes Kelly përfshinte dy artistë të mëdhenj, humoristin Walter Kelly, dhe George Kelly, dramaturg me Pultzer Prize. Më 1935, John Kelly garoi për kryetar bashkie të Filadelfias, duke humbur për pak vota. Gjatë Luftës II presidenti Ruzvelt e emëroi Drejtor Kombëtar të Fitnesit fizik. Nëna e Grace, lindur luterane nga prindër gjermanë (Carl Majer dhe Margaretha Berg), u bë katolike kur u martua me zotërinë Kelly. Si shoqi, edhe ajo ishte e shquar në fitnes.

 

Filmi i parë i Grace Kelly ishte "Forteen Hours" ( Katërmbëdhjetë orë ) (1951), i regjisorit Henry Hataway, me një rol që kishte një hapësirë shumë të vogël në film. Por prova e saj e madhe si artiste vjen vitin e mëvonshëm, në filmin legjendar "High Noon" (Pika e mesditës ), ku aktorja e re luante personazhin e një nuseje të një sherifi,rolin e të cilit e luante i famshmi Geri Kuper (Gary Cooper). Filmi i mëvonshëm do të ishte rezultat i kontratës me shtëpinë prodhuese të filmave MGM. Bëhet fjalë për filmin "Mogambo" (1953), ku bashkëprotagonist i Kellit ishte mitiku Klerk Gebëll (Clark Gable).


Kur mund të quhej yll ndërkombëtar me plot kuptimin e plotë fjalës, Greis tërheq vëmendjen e mjeshtrit të të sapensit (suspense ), Alfred Içkokut (Alfred Hitchcock). Do të ishte pikërisht ky regjisor i madh njeriu që e zbuloi dhe vlerësoi plotësisht talentin e saj kur, më 1954, ia besoj asaj rolin e protagonistes në filmin "Dial M for M Murder" ("Krimi i përsosur" ). Në vazhdim, ata xhirojnë bashkë filmat "Rear Window" ("Dritarja mbi oborr" ) dhe "To Catch a Thief" ("Të kapësh hajdutin"). Greis do të ishte pjesë e suksesit të  Mjeshtrit të filmave me tmerre, dhe prania e saj skenike bashkë me bukurinë tronditëse do t'i jepnin asaj mbiemrin "Akulli i zjarrtë ". Më 1954 Greis Kelli fiton edhe çmimin Oskar si aktorja më e mirë në rol kryesor në filmin "The Country Girl" ( "Vajza e fshatit" ) të regjisorit George Seaton. Në film luante edhe divi Bing Crosby.
Filmi "Të kapësh hajdutin" zhvillohet në Costa Azzurra, një vend që ia ndërroi asaj fatin një herë e përgjithmonë. Gjatë pjesëmarrjes së mëvonshme në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Kanës, ajo takohet me Princin e Montekarlos Ranieri. Ranieri është i çmendur pas saj që në takimin e parë, ai bën gjithçka për ta përvetësuar, duke i kushtuar një mori të pafundme letrash dashurie dhe duke bërë gjithfarë gjestesh simbolike që e dëshmonin dashurinë e tij për Greisin. Brenda pak muajsh ata e shpallën zyrtarisht fejesën e tyre. Ishte saktësisht 5 janari i vitit 1956.


Për aktoren vijnë çaste të lumturisë së madhe. Ndërkohë, në fshehtësi, në rrafshin profesional, po ndodhnin mosmarrëveshja përfundimtare siç ishte shkëputja me shtëpinë prodhuese të filmave MGM, shtëpinë më të madhe dhe më të suksesshmen amerikane të filmave. Por në kuadrin e bashkëpunimit më këtë shtëpi prodhuese të filmave u realizuan edhe filmi i saj "High Society" (Shoqëria e Lartë ), ndërkohë që MGM pati edhe të drejtën ekskluzive për dokumentarin e martesës së saj me Princin e Montekarlos. Komedia muzikore "High Society"e xhiruar më 1956, ishte edhe filmi i fundit që kishte protagonistë të famshmit Bing Crosby e Frank Sinatra. Martesa ishte fiksuar për në muajin prill, kështu që Kelli ua dha lamtumirën për gjithmonë shesheve kinematografike të xhirimit për të ikur në Francë, kur e priste i dashuri i saj, Princi  Ranieri.


Gazetat tabloide tashmë kishin një objekt tejet të pashtershëm, saqë nuk ia lejonin vetes të humbisnin as hollësinë më të vogël nga jeta e Greis Kellit. Që nga sjelljet e saj aristokratike, te shkëmbimet e dhuratave, deri te pamja e jashtme trallisëse e saj, Greis u bë shumë shpejt model për ta imituar të gjitha vajzat e Amerikës së viteve 1950. Dhe kjo dukuri kulmohet edhe më shumë kur Greis martohet me Ranierin. Dasma e saj ishte epokale dhe jeta e saj filloi që të pasqyrohej minutë për minutë në gazetat dhe në mediat botërore.

 

Martesa përrallore u bë pikërisht në datën e fiksuar. Prilli dhe pranvera shënuan edhe lamtumirën e Greisit jo vetëm ndaj kinematografisë por edhe ndaj Amerikës. Martesa e tyre u quajt njëzëri nga shtypi i gjithë botës "martesa e shekullit". Ceremonia civile u kremtua më 15 Prill 1956, ndërsa ceremonia religjioze u krye të nesërmen në Kishën e Shën Kollit (St. Nicholas Church ). Nuk është nevoja të kujtojmë se kisha dhe mjediset e saj u pushtuan ato ditë faktikisht nga gazetarët (që tashmë njihen me emrin "paparacë" ) dhe nga telekamerat e gjithë botës. Gresi e fsheh mrekullisht nervozizmin, duke dashur të jetë gjithmonë e afërt dhe e natyrshme, pavarësisht se njerëzve të saj ua kishte hapur zemrën duke thënë se kishte mbetur tejet e bezdisur nga ceremonia, natyrisht për shkak të rolit të shtypit që, pa mëshirë, gjithçka e kishte publikuar në faqet e tij. Me pak fjalë, nga ajo ditë Greis Kelli, në sytë e mendjen e gjithë botës ishte transformuar  përfundimisht në Princesha Greis e Montekarlos.

 

Më 23 janar 1957 Greis Kelli solli në jetë Karolinën (Caroline ), fëmijën e parë dhe vajzën e parë. Më 14 mars 1958 ajo lindi fëmijën e dytë dhe të vetmin djalë të saj, Princin Alberto. Shtatë vjet më vonë, në mes të shkurtit, solli në jetën princeshën Stefani (Stephanie ). Këta janë emra që përfaqësojnë aktualisht principatën e Montekarlos, të cilët, që të gjithë, që nga çasti kur erdhën në jetë, në mënyrë konstante, u bënë personazhe të të gjitha tabloideve ndërkombëtare.


Por sa ishte në këtë jetë, Greisi kërkoi me këmbëngulje që t'i rriste në kushte sa më të natyrshme dhe normale fëmijët e saj, edhe pse i duhej të luftonte, përveçse me gazetarët, edhe me temperamentet kryeneçe e rebele të disa prej tyre. Më 1978, për shembull, Karolina (së cilës i pëlqente të bënte një jetë thellësisht mondane, krejt në kundërshtim me vullnetin e së ëmës ), u martua, por martesa e saj zgjati sa bryma para diellit, çka nuk çuditi askënd, aq më tepër prindërit, të cilët e kishin kundërshtuar që në fillim. Stefania, nga ana e saj, ka kërkuar gjithmonë që të gjejë rrugën e saj, por jo të gjitha herët ka pasur sukses.


Më 13 shtatorin e vitit 1982, Greis dhe vajza e saj Stefani pësuan një aksident me makinën që po e drejtonte vetë Greis, një Rover P6, ndërsa po ktheheshin nga Franca në Montekarlo. Thuhet se ajo po e ngiste veturën në të njëjtën rrugë ku ajo kishte xhiruar filmin e vitit 1955 To Catche Thief, edhe pse djali i saj thotë se nuk ishte i njejti vend ku ishin bërë xhirimet e filmit. Stefania arriti të dilte nga vetura që po shkonte drejt honit, ndërsa Greis e plagosur rëndë, në gjendje koma, vdiq në spital pas 26 orësh kur ishte vetëm 52 vjeç.


Ishte ora 23:45 e 14 shtatorit 1982, kur televizioni i Montekarlos dha lajmin flesh të vdekjes së Greis Kellit, aktores të famshme të Hollivudit dhe Princeshës me hijeshi të magjishme, duke e ulur kështu siparin e legjendës të "Mjellmës", të ikonës, bukuria e së cilës nuk perëndon kurrë, sepse princesha e Montekarlos bashkë me bukurinë e jashtëzakonshme, ishte mishërim i mrekullisë që vjen kur bukuria, mirësia dhe fisnikëria përzihen së bashku.

 

Princesha u varros në Katedralen e Shën Nikollës në Monako. Aty pranë saj do të varrosej edhe i shoqi, Princi Rainier, më 2005. Rreth 100 milionë veta në mbarë botën e panë nëpërmjet televizioneve funeralin e saj. Ajo do të mbetet princesha më e kujtuar në historinë monegashe.

 

Në eulogjinë e tij, pra fjalimin lavdërues, James Stewart tha: "Ju e dini sa e kam dashur Garce Kelly-n. E kam dashur jo pse ishte princeshë, jo pse ishte aktore, jo pse ishte mikesha ime, por sepse ajo ishte zonja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë. Grace solli në jetën time, ashtu siç solli në jetën tuaj, një dritë të butë dhe të ngrohtë të pashterrëshme."

 

Greis Kelli i takon asaj kategorie personazhesh, që lenë shenjë në historinë e njerëzimit, duke i mbetur shoqërisë njerëzore në kujtesë. E paharrueshme do të vazhdojë të mbetet biondja me sy të paqtë, si për pasurinë e çmueshme gjithë dritë si aktore e përmasave botërore, ashtu edhe për historinë personale që është shumë e ngjashme me ato të përrallave, për të cilat kemi aq shumë nevojë./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet (11.10.2009)
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3 (10.17.2009)
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria (10.14.2009)
Penélope Cruz me një unazë të hatashme (10.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]